by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një muaj pas tragjedisë së avioni të Air India, që mori jetën e 271 personave, ish-inspektorja e Përgjithshme e Departamentit të Transportit në SHBA, Mary Schiavo, ka hedhur një teori të re për shkakun e rrëzimit. Sipas saj, një gabim kompjuterik mund të ketë bërë që motorët e avionit Boeing 787 Dreamliner të reduktonin fuqinë menjëherë pas ngritjes nga pista në Ahmedabad.
“Besoj se kemi të bëjmë me një problem në kodimin kompjuterik të avionit. Ka ndodhur më parë me avionë të tipit 787, si në një fluturim të ANA në Japoni në vitin 2019,” tha Schiavo për The Mirror.
Sipas saj, nëse kompjuteri nuk arrin të kuptojë që avioni është në fluturim, motorët mund të ulin fuqinë sikur të ishte ende në tokë. Kjo hipotezë bie ndesh me atë të analistit tjetër, Steve Schreiber, i cili sugjeron se bëhet fjalë për dështim të dyfishtë të motorëve për shkak të defekteve elektrike ose hidraulike.
Një tregues i rëndësishëm është aktivizimi i Ram Air Turbine (RAT), një turbinë ndihmëse që aktivizohet vetëm në rast humbjeje të plotë të fuqisë elektrike ose presionit hidraulik. Kjo u konfirmua edhe nga pamjet e aksidentit.
Dëshmia e të mbijetuarit të vetëm, britanikut Vishwash Ramesh, mbështet teorinë e dështimit teknik. “Menjëherë pas ngritjes, avionit iu fikën dritat,” tregoi ai nga spitali.
Ndërkohë, “kutia e zezë” e avionit është gjetur dhe autoritetet indiane dhe amerikane po kryejnë hetime paralele. Por ekspertë si Joe Jacobsen, ish-punonjës i Boeing dhe FAA, kritikojnë vonesat. Sipas tij, 95% e të dhënave mund të analizohen brenda pak ditësh, por për çështje politike dhe menaxhimi, publikimi zgjat me muaj.
Në Indi, kontrolli i mirëmbajtjes është vënë në dyshim pas auditimeve që zbuluan defekte të përsëritura në avionët e linjave kryesore. Air India ka pezulluar disa fluturime me Dreamliner, ndërsa shtohen shqetësimet për sigurinë e këtij modeli, që ka qenë objekt akuzash nga disa ish-punonjës të Boeing për përdorim të pjesëve të parregullta.
Hetimi zyrtar pritet të japë një raport paraprak brenda muajit, ndërsa raporti përfundimtar mund të zgjasë deri në një vit.
Afati 30 ditor drejt fundit, Kurti s’i ndalet gazetarëve – Thotë se i ‘‘duhet me shku me shpejtësi’’
Përderisa ngërçi në Kuvend po vazhdon për shkak të moskonstiumit të këtij institucione, ende nuk po shihet ndonjë rrugëdalje nga kjo situatë. Edhe pse partitë nuk po lëvizin nga qëndrimet e tyre, afatit 30 ditor i dhënë nga Kushtetuesja është duke i ardhur fundi. Megjithatë, pavarësisht ngërçit e afatit të përcaktuar, lideri i Lëvizjes
Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, ka takuar sot në selinë e partisë, ambasadorin gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde. Kransiqi ka treguar se me Rohde kanë biseduar për krizën politike në vend. Kreu i PDK-së ka njoftuar se në takim ka treguar qëndrimin e partisë së tij, që të ecet tutje sipas aktvendimit të Kushtetueses.
Temperaturat e larta të ditës së sotme kanë shkaktuar zjarr në disa sipërfaqe me barishte të thata pranë Termocentralit “Kosova A”, ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës. Sipas KEK-ut, zjarri është lokalizuar dhe situata është plotësisht nën kontroll teksa kanë bërë me dije se ekipet profesionale të zjarrfikësve ndodhen në terren dhe po
Një zjarr i fuqishëm që ka shpërthyer pranë qytetit të Marsejës, në jug të Francës, konkretisht në zonën Le Pennes-Mirabeau, ka detyruar pezullimin e plotë të operacioneve në aeroportin ndërkombëtar Marseille-Provence. Sipas një përfaqësuesi të administratës së aeroportit, prej mesditës janë ndalur të gjitha nisjet dhe mbërritjet e fluturimeve. Disa prej fluturimeve janë devijuar