Të enjten, temperaturat arrijnë 40°C – rrezik i lartë nga goditja e nxehtësisë!

 

 

Mbi vendin tonë po mbanë mot me diell dhe me vranësira të pakta lokale, ndërsa masat e nxehta ajrore po vazhdojnë të fuqizohen nga dita në ditë, duke sjellë temperatura mjaft të larta, të cilat po pritet të arrijnë deri në 36°C gjatë ditës së sotme.

Por kushtojini vëmendje së enjtes, kur priten temperatura ekstreme deri në 40°C, me diell dhe vranësira, ndërsa në zonat malore mund të ketë rrebeshe të izoluar.

Edhe të premten priten temperatura të përafërta, mirëpo gjatë ditës priten stuhi të forta që do të sjellin lehtësim nga vapa ekstreme.

Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…