Pavarësisht se u nda nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ministri tash në detyrë i Bujqësisë Faton Peci, dostllëkun me disa prej tyre e mban ende. Të njëjtit, gjatë mandatit të tij, është kujdesur që t’i shpërblej edhe me grante qindra mijëra eurosh. ‘I fokusuar’ në zonën Vushtrri-Mitrovicë, Peci ka shpërndarë grante me bollëk. Ndër ta është edhe dosti i tij, Betim Grabanica i cili ka fituar nga AZHB’ja, grant për projektin 100 mijë eurosh.
Sot, pas një hulumtimi tjetër, del që edhe një dost tjetër i Pecit ka përfituar grant 100 mijë eurosh në projektin “Aplikim për grant – Mjete bujqësore”.
Betim Grabanica, sekretar i LDK’së në Komunën e Vushtrrisë, regjistroi biznes në emër të gruas së tij Marigonë Vllasaliu Grabanica, ku me të njëjtën aplikoi për grantin 100 mijë eurosh në AZHB. Me 63 pikë të vlerësuara, projekti i saj doli fitues i grantit.
Shoqëria e Betim Grabanicës me Pecin, erdhi përmes Shkëlzen Xhaferit, nënkryetarit të LDK’së në Vushtrri. Të njëjtit shihen edhe në disa foto që ka gjetur Periskopi gjatë hulumtimit.

Faton Peci dhe Betim Grabanica

Betim Grabanica dhe Shkelzen Xhaferi
Komenti i tij, u pëlqye (Like) edhe nga Betim Grabanica, duke i dalë në mbrojtje Xhaferit.
Periskopi ka raportuar vazhdimisht për dhënien e granteve nga AZHB për njerëzit e afërt me ministrin Peci. Teksa, ky i fundit nëpër çdo studio televizive ka deklaruar se nuk i njeh përfituesit e granteve. Megjithatë, hulumtimet flasin ndryshe…