by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, po përballet me akuza se është duke e mbajtur të bllokuar qëllimisht hapjen zyrtare të një çerdheje në qytet, e cila kishte nisur të ndërtohej në dhjetor të vitit 2022. Dyshimet janë se Bulliqi po e ruan prerjen e shiritit për periudhën e fushatës zgjedhore.
Sipas planit të punimeve dhe njoftimeve publike të bëra më herët nga vetë kryetari Bulliqi, kjo çerdhe parashihej të përfundonte dhe të vihej në funksion në dhjetor të vitit 2023. Megjithatë, ndonëse pjesa më e madhe e punimeve është përmbyllur, objekti ende nuk është funksionalizuar, ndërsa premtimet nuk janë përmbushur.
Në muajin mars të vitit 2024, Bulliqi kishte publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku shpaloste dinamikën e projektit dhe premtonte përfundimin e çerdhes deri në fund të atij viti. Në postim ai theksonte se po punohet me ritëm të lartë.
“Me ritme të larta, sipas planit, po zhvillohen punimet në ndërtimin e çerdhes së re në qytet. Çerdhja e re parashihet të përfundojë në tërësi në fund të vitit. Nga një çerdhe sa e kemi gjetur në të gjithë komunën, tash i kemi katër çerdhe funksionale, dy të reja në ndërtim e sipër e tri të tjera të planifikuara për sivjet. Vazhdojmë me punë e projekte të mëdha”, kishte thënë Bulliqi.
Por, paralajmërimi i tij ka kaluar tashmë më shumë se një vit, dhe çerdhja e re ende nuk është funksionale. Deri më tani, nuk është dhënë ndonjë njoftim zyrtar për arsyet e vonesës, ndonëse në bazë të kontratës, projekti ishte planifikuar të përfundonte më 15 dhjetor 2024.
Redaksia e Periskopit ka dërguar pyetje në Komunën e Podujevës për të marrë sqarime lidhur me statusin e çerdhes dhe vonesën e zbatimit të kontratës, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk është pranuar asnjë përgjigje.
Në anën tjetër, dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë ka reaguar ashpër duke e akuzuar kryetarin Bulliqi për manipulim politik me projektet komunale.
Sekretari i degës së LDK-së në Podujevë, Besim Latifi, për Periskopin deklaron se kjo çerdhe po ruhet për fushatë, dhe se projekti është kthyer në një mjet elektoral.
“Përkundër premtimeve të mëdha dhe propagandës intensive të pushtetit aktual të Podujevës, realiteti në terren dëshmon dështim të thellë dhe mungesë totale të përgjegjësisë në fushën e arsimit dhe përkujdesjes për fëmijët. Kjo çerdhe sipas kontratës është dashur të përfundojë më 15 dhjetor 2024 por nuk ka përfunduar. Në verën e vitit 2024, kryetari Bulliqi doli publikisht duke promovuar këtë projekt si një ndër më dinamiket, duke garantuar se do të përfundonte në afatet kontraktuale. Sot jemi në fund të muajit qershor 2025, kanë kaluar më shumë se 7 muaj nga afati i përfundimit, por çerdhja ka mbetur një gërmadhë”, thotë ai.
Latifi thotë se qytetarët nuk janë njoftuar zyrtarisht për statusin e projektit dhe se Komuna nuk ka treguar as transparencë, as llogaridhënie për fondet e shpenzuara.
“Sipas informatave tona të brendshme në Komunën e Podujevës, kjo nuk është rastësi por strategji e vetëdijshme e pushtetit për të ruajtur projektet e papërfunduara si material elektoral për fushatën e zgjedhjeve lokale në Podujevë. E njëjta qasje është ndjekur edhe më parë nga ky pushtet, duke abuzuar pa ndjeshmëri me secilën fushë, përfshirë arsimin dhe vetë fëmijët tanë”, tha ai.
Ai gjithashtu rikujton edhe gjetjet e Raportit të fundit të Auditorit për Komunën e Podujevës, ku janë identifikuar shkelje të vazhdueshme në menaxhimin e buxhetit.
“Pak javë më parë është publikuar Raporti i Auditorit, ku Auditori ka zbuluar shkelje të shumta, të cilat përsëriten çdo vit në raportet për Komunën e Podujevës. Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë përmirësim, e lëre më përgjegjësi për keqpërdorimet e fondeve publike”, përfundon Latifi.
Bulliqi është sërish në garë për të parin e Podujevës, pasi e përfundojë mandatin e plotë. Ai dikur ishte drejtor i LDK-së në këtë komunë kur drejtohej nga Agim Veliu. Më vonë Bulliqi iu bashkua Vetëvendosjes dhe e fitoi Podujevën, që ishte bastion i LDK-së që nga viti 1999.
Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen dhe si rezultat priten riga shiu nëpër disa zona, kryesisht në juglindje të vendit. Temperaturat minimale pritet të sillen nga 12 e 17°C, kurse ato maksimalet nga 21 – 25°C.
Një aeroplan Airbus i kompanisë Iberia, me kod fluturimi A321XLR, u detyrua të bënte një ulje emergjente të dielën pasi u përplas me një zog menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Madridit. Siç mund të shihet në videot dhe fotot e postuara në mediat sociale, aeroplani, me destinacion aeroportin Orly në Paris, pësoi
Holanda njoftoi të hënën se do të kontribuojë me 500 milionë euro për të blerë pajisje ushtarake amerikane për Ukrainën, duke u bërë vendi i parë i NATO-s që kontribuon në një mekanizëm të ri për ta furnizuar Kievin me armë amerikane. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha muajin e kaluar
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e jashtëzakonshme me numër 271, ka shfuqizuar vendimin për miratimin e Rregullores për plotësim/ndryshimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e Komisionit për Koordinim dhe Luftimin e Krimit Ekonomik (KKLKE), duke mbetur pa këtë pozitë prokurori Kujtim Munishi. Munishi ishte emëruar në pozitën e koordinatorit Kombëtar