Pas kërkesave të Trump NATO miraton rritje historike të buxhetit të mbrojtjes

 

Udhëheqësit e NATO-s kanë miratuar të mërkurën një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen dhe kanë riafirmuar angazhimin e tyre për të mbrojtur njëri-tjetrin nga çdo sulm, pas një samiti të shkurtër të mbajtur në Hagë.

Sipas Reuters, përmes një deklarate të shkurtër, NATO miratoi një objektiv të ri më të lartë për shpenzimet e mbrojtjes – 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035 – një përgjigje kjo ndaj kërkesës së Trump dhe frikës së evropianëve se Rusia paraqet një kërcënim gjithnjë e më të madh për sigurinë e tyre pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Bëhet e ditur se të 32 udhëheqësit miratuan një deklaratë përfundimtare të samitit, ku thuhej: “Aleatët angazhohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit për nevoja thelbësore të mbrojtjes, si dhe për shpenzime të lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035, për të garantuar përmbushjen e detyrimeve tona individuale dhe kolektive.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…