Fake News për MEKA HALAL FOOD – Një Fabrikim që demaskohet nga AUV!

 

 

AUV e konfirmon: MEKA HALAL FOOD nuk ka asnjë lidhje me rastin e salmonelës – Mediat Veriu.info, Paparaci, Insajderi e Demokracia përhapën “fake news” për ta goditur kompanin.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka sqaruar përfundimisht rastin e salmonelës në mishin e pulës, duke konfirmuar se MEKA HALAL FOOD nuk ka asnjë përgjegjësi për incidentin e ndodhur vitin e kaluar. AUV ka bërë të qartë se ngarkesa e mishit ka ardhur nga Rumania, është kapur në pikën kufitare në Han të Elezit, dhe asnjëherë nuk ka hyrë në treg për konsum.

“Ngarkesa ka qëndruar e bllokuar në depon e kompanisë përpunuese, nën mbikëqyrjen e AUV-së, dhe është kthyer në vendin e origjinës më 13 gusht 2024. Konsumatorët nuk kanë qenë asnjëherë në rrezik,” ka sqaruar AUV. Ky rast ka ndodhur VITIN E KALUAR dhe nuk ka asnjë lidhje me MEKA HALAL FOOD.

Megjithatë, disa portale si Veriu.info, Paparaci, Insajderi e Demokracia e kanë keqpërdorur rastin për ta njollosur MEKA HALAL FOOD, duke e paraqitur si kompani që ka futur në treg mish me salmonelë. Ky manipulim i qëllimshëm, i nxitur nga interesat për ta goditur reputacionin e një prej kompanive më korrekte dhe më cilësore në Kosovë, përbën një akt të ulët shantazhi dhe dezinformimi.

MEKA HALAL FOOD thekson edhe një herë:

– Produkti problematik NUK ka qenë kurrë i MEKA-s.

– NUK ka hyrë kurrë në tregun e konsumatorëve.

– Veprimet e AUV-së kanë qenë korrekte, ligjore dhe në përputhje të plotë me standardet e sigurisë ushqimore.

Ky rast tregon edhe një herë mungesën e përgjegjësisë dhe etikës gazetareske te portalet si Veriu.info, Paparaci, Insajderi e Demokracia, që për hir klikimesh përhapin dezinformata për ta njollosur MEKA HALAL FOOD – një kompani që prej vitesh qëndron simbol i cilësisë, sigurisë dhe përkushtimit për konsumatorët e saj.

MEKA HALAL FOOD mbetet e përkushtuar për cilësi dhe integritet, pavarësisht përpjekjeve për njollosje nga ata që nuk njohin etikën gazetareske. E vërteta triumfon gjithmonë, dhe MEKA do të vazhdojë t’u shërbejë konsumatorëve me përgjegjësi e përkushtim maksimal./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ministria del me njoftim për shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë, i paralajmëron për rregullat dhe pasojat nëse s’i respektojnë

    Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë më një njoftim lidhur me shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për të Huajt. MPB  ua ka kujtuar se me rastin e hyrjes në Kosovë, të…

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…