Erdogan: Derisa KFOR-i turk ndodhet në veri, s’do të ketë ndonjë problem

 

 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe prezencën e KFOR-it turk atje.

Erdogani tha se pjesëtarët e KFOR-it turk janë në veri për paqe dhe qetësi, teksa shtoi se derisa KFOR-i turk ndodhet aty, nuk do të ketë ndonjë problem

“KFOR-i i Turqisë ndodhet në atë zonë, pse ndodhet aty? Për paqe, për qetësi dhe gjersa KFOR-i turk ndodhet aty, inshallah aty nuk mundet dhe nuk do ketë ndonjë problem”, tha Erdogan në konferencë për media, raporton KFVA.

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…