“Baba ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër”, shpërthejnë të qeshurat në takimin Rutte-Trump

 

 

Udhëheqësit botërorë, përfshirë Presidentin amerikan Donald Trump, janë mbledhur për një samit të NATO-s që po mbahet në Hagë, përcjell KFVA.

Gjatë një konference për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Trump diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.

Luftën mes dy vendeve, Trump e krahasoi si me “dy fëmijë në oborrin e shkollës”.

“Ata zihen keq. Nuk i ndal dot. Lëri të zihen dy, tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndalosh,” tha ai.

Duke iu referuar përdorimit të gjuhës së ashpër dje nga Trumpi, kur fliste për Iranin dhe Izraelin, Rutte tha:

“Dhe pastaj, babai ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër”, derisa të dy shihen duke qeshur.

Trump shtoi: “Duhet të përdorësh gjuhë të ashpër ndonjëherë, herë pas here duhet ta përdorësh një fjalë të caktuar.”

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…