by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

65 zyrtarë policorë kanë pranuar shtesën e plotë për kushte specifike të punës, ndonëse ishin të suspenduar, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Në raportin vjetor për Ministrinë e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, Auditori ka gjetur se gjatë vitit të kaluar shtesat për zyrtarët e supenduar ishin në vlerë mbi 55 mijë euro, shkruan KFVA.
“Ne identifikuam se shtesën e plotë për kushte specifike të punës ishin duke e marrë edhe 65 zyrtarë policor të suspenduar, bazuar në listën e pagave të ofruara nga PK edhe pse ata nuk ishin duke e ushtruar funksionin e rrjedhimisht edhe nuk kishin ndonjë rrezikshmëri. Në vitin 2024 për zyrtarët e suspenduar shtesat për kushte specifike të punës ishin në vlerë prej 55,550 euro (përderisa pagën ishin duke e marrë prej 50% siç parashihet me rregullore)”, thuhet në raportin e Auditorit.
Sipas zyrtarëve përgjegjës, kjo kishte ndodhur si rezultat i kohës së shkurtër për dërgimin e listave me personat e kualifikuar për shtesën për kushte specifike.
“Ne vlerësojmë se gjatë vitit nuk ishte ndërmarrë ndonjë veprim konkret për të shqyrtuar çështjen e zyrtarëve policorë të suspenduar nëse edhe ata duhet të përfitojnë këtë shtesë”, ka vlerësuar ZKA.
Auditori i ka rekomanduar Sveçlës që të sigurojë që pagesat e shtesave për kushte specifike të punës jepen vetëm për stafin që gjatë operimit në punë ballafaqohet me rrezikshmëri siç është specifikuar në kriteret e rregullores për përfitimin e kësaj shtese.
“Pagesat e shtesave për kushtet specifike për zyrtarët e suspenduar dhe jo në përputhje me rregulloren ndikon në dëmtimin e buxhetit të Ministrisë dhe mund të reflektoj në de-motivimin e zyrtarëve tjerë policor të cilët përballen direkt me rrezikshmërinë e jetës gjatë punës në terren”, thuhet në raport.
Rregullorja përcakton se Shtesa për kushte specifike të punës është shtesë mujore që përfitohet nga zyrtarët publik dhe të punësuarit e tjerë që janë të ekspozuar ndaj rrezikshmërisë së shtuar në vendin e punës ose kanë kushte specifike të punës që rrezikojnë jetën dhe/apo shëndetin.
Kriteret për përfitimin e kësaj shtese janë: Hetimi në terren, ku për shkak të detyrës përballen në mënyrë të drejtpërdrejtë me rrezikshmërinë e jetës gjatë punës; dhe kryerja e deturave në operacione të rrezikshme, të cilët për shkak të detyrës përballen në mënyrë të drejtpërdrejtë me rrezikshmërinë e jetës gjatë punës.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës kishte miratuar shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në nëntor të vitit 2023.
Shuma e shtesave, që ishin prezantuar nga Qeveria më 27 tetor të po atij viti, ishte ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve në Policinë e Kosovës.
Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat janë prej 150 euro mbi pagën bazë.
Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, shtesa është në vlerë prej 120 eurosh.
Pjesëtarët e patrullave kufitare përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarë të hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj.
Ekipet reaguese dhe patrullat, që përbëjnë numrin më të madh të Policisë së Kosovës, marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policëve që angazhohen për sigurinë e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve, u ndahen nga 50, përkatësisht 40 euro shtesë të rrezikshmërisë.
Vendimi ishte marrë disa javë pasi pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive kishin protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rishikimin e kategorizimit për rrezikshmërinë në punë.
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin për krime lufte ndaj të akuzuarit Shaqir Lutvija, është bërë administrimi i provave materiale. Prokurori special, Ilir Morina, i propozoi Gjykatës që në përputhje me dispozitat ligjore të administrohen provat, të propozuara sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Një instalim laseri është vendosur pranë aeroportit të Mynihut për të mbrojtur aeroportin gjerman nga çdo pamje tjetër e dronëve, sipas mediave gjermane. Gazeta gjermane Bild citon burime anonime të sigurisë se pajisjet me laser do t’u lejojnë autoriteteve të gjejnë distancën e dronit nga aeroporti.Bëhet e ditur se ky lajm vjen pasi
Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar në Vermicë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar. Gjatë deklarimit, drejtuesi i automjetit ka pohuar se nuk ka mallra për të deklaruar, përcjell KFVA. Megjithatë, pas ekzaminimit të automjetit, në ulëset e pasme dhe në bagazh është zbuluar mall i padeklaruar me natyrë tregtare, për të
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për media pas Samitit të Brdo-Brionit në Durrës, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta prishë takimin, duke u drejtuar me arrogancë e fyerje. “Si në takimet tjera të Brdo-Brionit, ndoshta në një dozë më të madhe, Vuçiqi i Serbisë iu drejtua