by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Forcat izraelite kanë hapur zjarr, përfshirë me dronë, ndaj qindra njerëzve që i prisnin kamionët me ndihma në pjesën qendrore të Rripit të Gazës në orët e hershme të mëngjesit të së martës, duke i vrarë të paktën 25 njerëz, sipas dëshmitarëve palestinezë dhe spitaleve.
Ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende këtë ngjarje.
Spitali Avda në kampin e refugjatëve Nuseirat – i cili pranoi viktimat – tha se palestinezët po prisnin kamionët në rrugën Salah al-Din, në jug të Gazës.
Dëshmitarët i thanë agjencisë Associated Press se forcat izraelite hapën zjarr derisa njerëzit po lëviznin drejt lindjes për të shkuar më afër kamionëve me ndihma që po vinin drejt tyre.
“Kjo është masakër”, tha Ahmed Halava. Ai tregoi se ushtria izraelite hapi zjarr me tanke dhe dronë mbi njerëz, “madje edhe kur po iknim. Shumë njerëz u martirizuan ose u plagosën”.
Një dëshmitar tjetër, Hossam Abu Shahada, tha se dronët po fluturonin mbi zonë, duke vëzhguar turmën fillimisht, dhe pastaj filluan të shtënat nga tanket dhe dronët teksa njerëzit po lëviznin drejt lindjes.
Ai përshkroi gjendjen si “kaotike dhe të përgjakshme” teksa njerëzit po përpiqeshin të shpëtonin.
Ai tha se pa të paktën tre njerëz të shtrirë në tokë dhe të palëvizshëm, si dhe shumë të tjerë të plagosur, teksa po largohej nga vendngjarja.
Spitali Awda tha se edhe 146 palestinezë të tjerë u plagosën. Mes tyre, 62 ishin në gjendje kritike dhe u transferuan në spitale të tjera në Gazën qendrore.
Në qytetin qendror Deir al-Balah, spitali i Dëshmorëve të Al-Aqsa tha se pranoi trupat e gjashtë njerëzve të vrarë në të njëjtin incident.
Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 njerëz dhe duke marrë afër 250 pengje.
Shumica e pengjeve janë liruar përmes marrëveshjeve për armëpushim.
Hamasi është grup militant i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Prej atëherë, lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë më shumë se 56.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë. (KFVA/
Një ligjvënës i Dhomës së Përfaqësuesve po e nominon presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen, pasi ai ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit. Përfaqësuesi Buddy Carter, i shkroi Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen, duke deklaruar se Trump kishte një “rol të jashtëzakonshëm dhe historik” në përfundimin e “konfliktit
Kosova është shteti i parë ballkanik që mbështeti plotësisht vendimin e SHBA-së dhe Izraeli në sulmin ndaj Iranit, kështu tha ambasadorja izraelike, Tamar Ziv. “Mendoj se Kosova, më saktë kryeministri Kurti, ishte lideri i parë ballkanik që reagoi menjëherë pas veprimit amerikan kundër tre objekteve bërthamore. Dhe, sigurisht, në deklaratën e tij ai
Gjatë udhëtimit për në Hagë, presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një mesazh që supozohet të jetë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili e përgëzon Trumpin për çështjen Izrael-Iran. Në mesazhin e treguar, Rutte e përgëzon Trumpin për “veprimin vendimtar në Iran” që sipas tij ishte “vërtet i jashtëzakonshëm”
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, thotë se vendi do të respektojë një armëpushim të shpallë nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, me kusht që Izraeli gjithashtu t’i përmbahet kushteve të tij, raporton Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA). Në një telefonatë me kryeministrin e Malajzisë Anëar Ibrahim, Pezeshkian thotë se nëse