Trump publikon mesazh përgëzimi nga Rutte: Askush s’guxoi të bënte çfarë bëre ti në Iran

 

 

Gjatë udhëtimit për në Hagë, presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një mesazh që supozohet të jetë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili e përgëzon Trumpin për çështjen Izrael-Iran.

Në mesazhin e treguar, Rutte e përgëzon Trumpin për “veprimin vendimtar në Iran” që sipas tij ishte “vërtet i jashtëzakonshëm” dhe “diçka që askush tjetër nuk guxoi ta bënte.”

Më tej, në mesazh thuhet seTrump po “fluturon drejt një tjetër suksesi të madh në Hagë”, dhe shtohet: “Nuk ishte e lehtë, por i kemi të gjithë të nënshkruar për 5 për qind!”

Në pjesën më interesante të mesazhit, duket se Rutte i ka shkruar Trumpit këto fjalë:

“Donald, ti na ke çuar drejt një momenti vërtet, vërtet të rëndësishëm për Amerikën dhe Evropën – dhe për botën. Do të arrish diçka që ASNJË president amerikan s’e ka arritur dot prej dekadash.”

Ndërkohë në një postim tjetër, Trump ka bërë një krahasim të situatave, me fjalët: “Duke u nisur për në NATO ku, në rastin më të keq, do të jetë një periudhë shumë më e qetë se ajo që sapo kalova me Izraelin dhe Iranin. Mezi pres të takoj të gjithë miqtë e mi shumë të mirë evropianë, dhe të tjerët. Shpresoj që të arrihet shumë!

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…