Trump: Irani nuk do ta rindërtojë kurrë programin bërthamor

 

 

Presidenti Donald Trump deklaroi se Irani “kurrë” nuk do të jetë në gjendje të rindërtojë programin e tij bërthamor, pas sulmeve ajrore amerikane mbi vendet e tij bërthamore, kur u pyet nëse Irani ka aftësinë të rikuperohet nga sulmet e fundit, shkruan KFVA.

“Irani nuk do ta rimarrë kurrë veten”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, përpara se të nisej për samitin e NATO-s në Holandë. “Ai vend është nën gërmadha, është shkatërruar”, pohoi ai.

Trump lavdëroi ushtrinë amerikane, në veçanti pilotët që morën pjesë në operacion, duke thënë: “Pilotët e B-2 e bënë punën e tyre, dhe e bënë më mirë se ç’mund ta kishte imagjinuar kushdo”.

Presidenti hodhi sërish poshtë raportimet e disa mediave që sugjeronin se sulmet kishin pasur efekt të kufizuar.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…