Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë mëngjesin e së martës se një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit është tani në fuqi dhe u ka kërkuar të dyja vendeve të mos e shkelin atë.

“ARMËPUSHIMI TANI ËSHTË NË FUQI. JU LUTEM MOS E SHKELNI!” shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Kur njoftoi pas mesnatës për një armëpushim të plotë për t’i dhënë fund një lufte, siç e quajti ai, 12-ditore, Trump la të kuptohej se Izraeli dhe Irani do të kishin kohë t’i përfundonin misionet që ishin në zhvillim e sipër, pas së cilave armëpushimi do të hynte në fuqi.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan shpërthime pranë Tel Avivit dhe Beershebas në jug të Izraelit, para se armëpushimi të hynte në fuqi, përcjell KFVA.

Ushtria izraelite tha se gjashtë valë raketash u lëshuan nga Irani dhe shërbimi kombëtar i ambulancës në Izrael tha se katër njerëz u vranë në Beersheba, viktimat e para të raportuara në Izrael që nga shpallja e armëpushimit nga Trump.

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve në Iran, SNN, raportoi të martën në mëngjes se Teherani lëshoi valën e fundit të raketave para se të hynte në fuqi armëpushimi.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump e ka ndërmjetësuar një marrëveshje armëpushimi gjatë një telefonate me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe se Izraeli është pajtuar për sa kohë që Irani nuk do të kryente sulme të tjera.

Një zyrtar iranian konfirmoi më herët se Teherani është pajtuar për një armëpushim, por ministri i Jashtëm i Iranit tha se vendi i tij nuk do t’i ndalte sulmet, nëse Izraeli nuk do ta bënte të njëjtën gjë.

Abbas Araqchi tha herët të martën se nëse Izraeli e ndal “agresionin e tij të paligjshëm” kundër popullit iranian jo më vonë se në orën 4 të mëngjesit me orën e Teheranit të martën, Irani nuk e ka ndër mend të vazhdojë me përgjigje ushtarake më pas.

“Operacionet ushtarake të Forcave tona të Armatosura të fuqishme për të ndëshkuar Izraelin për agresionin e tij vazhduan deri në minutën e fundit, në orën 4 të mëngjesit. Së bashku me të gjithë iranianët, i falënderoj Forcat tona të Armatosura të guximshme, të cilat mbeten të gatshme të mbrojnë vendin tonë të dashur deri në pikën e fundit të gjakut të tyre dhe që iu përgjigjën çdo sulmi të armikut deri në minutën e fundit”, shkroi Araqchi në X.

Irani mohon se ka pasur ndonjëherë program për armë bërthamore, por udhëheqësi suprem, Ali Khamenei, ka thënë se, nëse do të donte ta kishte një të tillë, liderët botërorë “nuk do të mund të na ndalonin”.

Izraeli, i cili nuk është palë e Traktatit Ndërkombëtar për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, është vendi i vetëm në Lindjen e Mesme që besohet të ketë armë bërthamore. Izraeli as nuk e pranon e as nuk e mohon këtë.

Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, siguroi marrëveshjen e Teheranit gjatë një telefonate me zyrtarë iranianë, tha për Reuters të martën një zyrtari të informuar për negociatat.

Në të njëjtën kohë, nënpresidenti amerikan JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff ishin në kontakt të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë me iranianët, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Disa orë më parë, tre zyrtarë izraelitë kishin sinjalizuar se Izraeli po kërkonte të përfundonte fushatën e tij në Iran së shpejti dhe ua kishin përcjellë këtë mesazh Shteteve të Bashkuara.

Armëpushimi vjen pasi SHBA-ja i goditi centralet bërthamore të Iranit dhe Teherani u përgjigj duke sulmuar bazën ajrore amerikane në Katar.

Situata në Lindje të Mesme është e tensionuar prej sulmit të befasishëm të Izraelit në qendra bërthamore dhe ushtarake të Iranit më 13 qershor.

Izraeli ngul këmbë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore sepse ia rrezikon ekzistencën. Teherani pohon se programin bërthamor e ka vetëm për qëllime paqësore.

Irani është hakmarrë me sulme raketore në Izrael dhe në shkëmbim e sipër të raketave janë vrarë dhe plagosur banorë të të dyja shtetev

Related Posts

  •     Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si shkak e një aksidenti të rëndë mes dy veturave dhe një kamioni në rrugën Prishtinë-Gjilan. Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Insajderi merr vesh se dyshohet se viktima është zyrtar policor. Insajderi poashtu merr

  •     Presidenti Donald Trump deklaroi se Irani “kurrë” nuk do të jetë në gjendje të rindërtojë programin e tij bërthamor, pas sulmeve ajrore amerikane mbi vendet e tij bërthamore, kur u pyet nëse Irani ka aftësinë të rikuperohet nga sulmet e fundit, shkruan KFVA. “Irani nuk do ta rimarrë kurrë veten”, u tha Trump

  •     Një valë presioni psikologjik, e kombinuar me sulme precize ushtarake, po shënjon një kapitull të ri të konfliktit të heshtur mes Izraelit dhe Iranit. Sipas një raportimi të Washington Post, të përcjellë edhe nga Corriere della Sera, shërbimi sekret izraelit Mossad ka ndërmarrë një operacion intimidues ndaj rreth 20 gjeneralëve iranianë. Operacioni nisi menjëherë

  •     Një person ka humbur jetë dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave dhe një kamioni në rrugën Prishtinë-Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka treguar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në