Tërmet në Shqipëri

 

 

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter është ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e disa zonave.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet janë regjistruar në orën 05:04 të mëngjesit me orën lokale. Tërmeti kishte një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, çka e bëri atë të ndjehej ndjeshëm në sipërfaqe.

Epiqendra u lokalizua rreth 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet po monitorojnë situatën nga afër./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…