by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

As nuk e di kush po aplikon », një deklaratë tashmë e njohur e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, për ata të cilët janë përfitues të granteve 100 mijë eurosh nga AZHB. Megjithatë, KFVA vazhdimisht ka raportuar rreth këtyre granteve që dalin se kanë lidhshmëri direkte me ministrin në detyrë, Faton Peci. Së fundmi, është zbuluar edhe një grant 100 mijë eurosh, i cili del të jetë dhënë për Shkëlzen Xhaferin, i cili ka lidhshmëri të largët familjare me Pecin dhe është njëheri edhe nënkryetar i LDK’së dhe asamblist i kësaj partie në Vushtrri.
Pas një hulumtimi, Peci shihet shpesh nën shoqërinë e Xhaferit. Madje ky i fundit e konsideron mik të afërt ministrin në detyrë.
Në vitin 2023, tek lista e përfituesve të granteve gjejmë emrin e Shemsi Xhaferit. Shemsiu, përfitues i grantit 100 mijë eurosh nga AZHB, është babai i Shkëlzenit.
Ky i fundit, ka hapur në ARBK një biznes në emër të babait të tij, sic duket vetëm për të aplikuar për grantin në fjalë. Në regjistrimin e biznesit në ARBK, shihet se e-mail i dhënë është me emrin e Shkëlzenit.
Më poshtë gjeni dëshmitë se si Shkëlzen Xhaferi shihet në aktivitete të ministrit Peci pasi i ka shpërndarë grantet.
Madje, ajo që bie në sy, është se si ministri Peci kishte publikuar një foto gjatë një vizite në Vushtrri, ku aty shihej edhe Shkëlzeni. Por, të njëjtën fotografi e ka edituar më pas, duke e prerë.
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin për krime lufte ndaj të akuzuarit Shaqir Lutvija, është bërë administrimi i provave materiale. Prokurori special, Ilir Morina, i propozoi Gjykatës që në përputhje me dispozitat ligjore të administrohen provat, të propozuara sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Një instalim laseri është vendosur pranë aeroportit të Mynihut për të mbrojtur aeroportin gjerman nga çdo pamje tjetër e dronëve, sipas mediave gjermane. Gazeta gjermane Bild citon burime anonime të sigurisë se pajisjet me laser do t’u lejojnë autoriteteve të gjejnë distancën e dronit nga aeroporti.Bëhet e ditur se ky lajm vjen pasi
Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar në Vermicë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar. Gjatë deklarimit, drejtuesi i automjetit ka pohuar se nuk ka mallra për të deklaruar, përcjell KFVA. Megjithatë, pas ekzaminimit të automjetit, në ulëset e pasme dhe në bagazh është zbuluar mall i padeklaruar me natyrë tregtare, për të
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për media pas Samitit të Brdo-Brionit në Durrës, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta prishë takimin, duke u drejtuar me arrogancë e fyerje. “Si në takimet tjera të Brdo-Brionit, ndoshta në një dozë më të madhe, Vuçiqi i Serbisë iu drejtua