by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të zgjasin edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi zyrtar u bë publik më 24 qershor 2025 dhe do të publikohet në Federal Register, si dhe do t’i transmetohet Kongresit Amerikan.
Emergjenca kombëtare u shpall për herë të parë më 26 qershor 2001 nga Presidenti i atëhershëm përmes Urdhrit Ekzekutiv 13219, për të adresuar kërcënimet e jashtëzakonshme ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-ve që rridhnin nga dhuna ekstreme dhe veprimet që pengonin zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, shkruan KFVA.
Kjo gjendje është përditësuar ndër vite:
· Në 2003 me Urdhrin Ekzekutiv 13304,
· Në 2021 me Urdhrin Ekzekutiv 14033, i cili e zgjeroi fushëveprimin e saj në të gjithë territorin e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, për shkak të korrupsionit të përhapur dhe minimit të institucioneve demokratike,
· Në janar 2025 me Urdhrin Ekzekutiv 14140, për të adresuar përpjekjet e vazhdueshme për të sfiduar sovranitetin e vendeve të rajonit dhe për të shmangur sanksionet amerikane.
Sipas njoftimit të fundit, “situata në Ballkanin Perëndimor vazhdon të përbëjë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-ve”. Në këtë kuadër, Presidenti amerikan ka vendosur të vazhdojë për 1 vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare, që përfshin sanksione dhe masa të tjera për individë që cenojnë paqen, stabilitetin dhe demokracinë në rajon.
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Shumë i nxehtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 7-30 km/h. Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri
Prishet mashallahu brenda VV-së: Kurti ‘rrëzon’ Konjufcën, Bogujevcin e Selimin për kreun e Kuvendit
Ish-deputeti Visar Ymeri ka komentuar dështimet në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si krizë që buron nga sjellja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurti. Në Debat Plus, Ymeri theksoi se problemi nuk qëndron më te Kushtetuta, por te “këmbëngulja dhe kryeneçësia e Kurtit dhe VV-së”. “Tash nuk e kemi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se blloku B1 i Termocentralit Kosova B, ka rënë jashtë funksionit para pak minutash, kur ende s’janë bërë as 24 orë prej rifunksionalizimit të tij, shkruan KFVA Mustafa ka thënë se meqë edhe blloku B2 është në remond, Kosova B është komplet jashtë
Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar mbrëmjen e së martës në Tiranë, pas tërmetit 4.4 Rihter në orët e para të mëngjesit. Këtë herë, tërmeti ishte me magnitudë 3.5 ballë i shkallës Rihter, teksa lëkundjet janë ndjerë të forta në katet e larta. Epiqendra e tërmetit sërish ishte mes Tiranës dhe Fushë Krujës