Shantazhi për sponsorizim përmes shpifjes – MEKA Halal Food nuk dorëzohet para portaleve që njollosin për para!

 

 

MEKA Halal Food, kompania lidere e mishit hallall në Kosovë, po përballet me një fushatë të orkestruar dezinformimi nga disa portale si Veriu.info, Insajderi, Paparaci e Demokracia, të cilat po tentojnë ta njollosin për përfitime financiare dhe sponsorizime.

Me anë të lajmeve të paqena e pretendimeve të pabazuara, këto portale po tentojnë ta shndërrojnë MEKA-n në pre e shantazhit mediatik. Qëllimi? T’i sigurojnë vetes përfitime financiare përmes njollosjes e më pas “shuarjes” së zhurmës kundrejt pagesave për sponsorizim.

Por MEKA Halal Food – lider i cilësisë, sigurisë ushqimore e përgjegjësisë përballë konsumatorëve – ka vendosur t’u përgjigjet fuqishëm këtyre tentativave.

“Gënjeshtra juaj nuk kalon! MEKA Halal Food nuk blihet e as nuk shantazhohet nga askush. Cilësia, siguria dhe transparenca janë parime që nuk i nënshtrohen asnjë portali e asnjë lloj shantazhi,” ka deklaruar pronari i MEKA-s.

Ai ka sqaruar se portali Veriu.info dhe disa portale të tjera kanë keqpërdorur një lajm për mishin e pulës për ta njollosur MEKA-n, edhe pse çdo procedurë e sigurisë ushqimore ka qenë e respektuar me përpikmëri, çdo analizë e kryer sipas ligjit, dhe asnjë gram mish i kontaminuar nuk ka dalë nga depot e MEKA-s për në treg.

“MEKA ka qenë, është dhe do të mbetet sinonim i cilësisë, sigurisë ushqimore dhe korrektësisë maksimale ndaj konsumatorëve. Ne nuk u nënshtrohemi tentativave për njollosje e as shantazhit për sponsorizime,” ka theksuar MEKA.

Kompania paralajmëron se për çdo portal që vazhdon shpifjet e njollosjen e qëllimshme do të përgjigjet përballë drejtësisë për njollosje, dezinformim dhe tentim-dëmtim të imazhit.

MEKA Halal Food i siguron konsumatorët e saj se asnjë tentativë për njollosje nga portalet e shantazhit nuk do ta lëkundë përkushtimin e saj për cilësi, siguri e përgjegjësi.

“Drejtësia do ta thotë fjalën e saj. MEKA nuk blihet e as nuk gjunjëzohet para askujt!”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…