Regjistrohet tjetër tërmet në Shqipëri, vijojnë paslëkundjet e goditjes së mëngjesit

 

 

Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar në vend pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të sotëm në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 14:21 me orën lokale, është ndjerë një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, me epiqendër rreth 11 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash dhe është klasifikuar si një prej paslëkundjeve të tërmetit më të fortë me magnitudë 4.4 Rihter, i cili goditi vendin mëngjesin e së martës, shkruan A2 CNN.

Regjistrohet tjetër tërmet në Shqipëri, vijojnë

Lëkundja është ndjerë lehtë në Tiranë dhe zonat përreth, por nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Regjistrohet tjetër tërmet në Shqipëri, vijojnë

Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri vijon monitorimin e situatës, ndërsa ekspertët sqarojnë se pasgoditjet janë një zhvillim i zakonshëm pas një tërmeti kryesor./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…