Presidenti i Iranit: Nuk do ta shkelim armëpushimin nëse s’e bën as Izraeli

 

 

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, thotë se vendi do të respektojë një armëpushim të shpallë nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, me kusht që Izraeli gjithashtu t’i përmbahet kushteve të tij, raporton Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA).

Në një telefonatë me kryeministrin e Malajzisë Anëar Ibrahim, Pezeshkian thotë se nëse Izraeli “nuk e shkel armëpushimin, Irani nuk do ta shkelë atë”.

“Populli iranian ka treguar edhe një herë se pavarësisht disa problemeve dhe ankesave, ata do të qëndrojnë të bashkuar kundër pushtimit të armikut deri në fund”, thotë ai, siç shkruan BBC.

Pak më herët edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po përmbahet “nga sulme të mëtejshme” ndaj Iranit pas një bisede telefonike me Donald Trump.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…