Pezullohet vendimi i ZRRE-së për treg të hapur

 

 

Gjykata Komerciale ka marrë vendim për pezullim të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për treg të hapur deri në një vendim të gjykatës.

Për vendimin kanë njoftuar edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës.

OEK tha se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit për dalje në treg të lirë të bizneseve.

ZRRE-së tash i kërkohet që në bazë të këtij vendimi të pezullojë njoftimin për dalje në treg të lirë.

Vendimi i gjykatës:

Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë, Departamenti për Çështje Administrative, gjyqtari… sipas padisë së paditësit….të cilin sipas autorizimit e përfaqëson Agron Selimaj, avokat nga Prishtina, kundër të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), me seli në Prishtinë, për shkak të anulimit të përgjigjes së të paditurit të datës 03.06.2025 dhe propozimit për caktimin e masës së sigurisë për shtyrje të ekzekutimit të njoftimit për moslejimin e paditësit/propozuesit të shfrytëzojë furnizimin nga shërbimi universal, jashtë seancës, më datë 18.06.2025 merr këtë:

AKTVENDIM

  1. APROVOHET si i bazuar propozimi i paditësit… L.L.C për caktimin e masës së sigurisë për shtyrjen e ekzekutimit të Njoftimit.
  2. PEZULLOHET ekzekutimi i Njoftimit të datës 03.06.2025 për moslejimin e paditësit/propozuesit të shfrytëzojë furnizimin nga shërbimi universal, i nxjerrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit./KFVA/

 

  • Shkrime të ngjashme

    NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Grenlandën

    Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”.…

    Gjenden të vdekur dy burra në Prizren, Policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me dy vdekje në Prizren, ku dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit. Njëri person është gjetur i vdekur në rrugën “Hajdar Shala”, në orët e para të mëngjesit…