by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se po hyn në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të tij, ndërsa institucionet e reja ende nuk janë konstituuar pas zgjedhjeve të fundit, raporton EO, përcjell KFVA.
Ai ka theksuar se, ndryshe nga praktikat demokratike, opozita në Kosovë nuk po përpiqet të shkurtojë mandatin e qeverisë, por përkundrazi, po e zgjat atë.
Kurti tha se nuk ka një shpjegim të qartë për këtë sjellje institucionale dhe e cilësoi situatën si të pakuptueshme.
Ai theksoi se sa më shpejt që të konstituohet Kuvendi me votim të fshehtë për kryesinë, aq më shpejt do të mund të formohet edhe qeveria e re.
“Ju e dini që kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet ta shkurtojë mandatin e qeverisë. Përjashtim bën opozita kosovare, e cila – siç jeni dëshmitarë të gjithë ju – po e zgjat mandatin e qeverisë AK. Dikush madje mund të mendojë se kemi marrëveshje, pra se ne si qeveri në detyrë kemi ndonjë marrëveshje me opozitën aktuale për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Por ju siguroj që kjo nuk është e vërtetë.”
“Nuk kam një shpjegim për këtë situatë nëpër të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës. Sipas nenit 31 të Ligjit për Qeverinë, ne kemi më pak kompetenca si qeveri në detyrë, por puna jonë nuk ka ndryshuar – kemi po aq shumë punë. Sa më herët që të konstituohet Kuvendi, duke zgjedhur me votim të fshehtë kryesinë e tij, aq më shpejt do të formohet edhe qeveria e re.”
“Në ndërkohë që nuk ka një qeveri të re, ‘Kurti 3’ mbetet qeveri në detyrë. Ky është realiteti – nuk kam çfarë t’i shtoj,” tha ai.
Sikur të mos mjaftonin zjarret në gjithë Shqipërinë, duket se flakët nuk po kursejnë as kodrat fare pranë zonave rezidenciale pranë kryeqytetit. Duke qenë se forcat janë përqendruar në zjarret e mëdha si në jug ashtu edhe në veri, mesa duket ndihma ka munguar në këto zona, shkruan KFVA. Një vatër e madhe
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Hajvali. Mediat raportojnë se viktimaa është Muhamet Matoshi, 41 vjeçar. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Një person është
Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, kanë vdekur gjashtë persona. Pesë janë vrarë dhe një tjetër ka vdekur si pasojë e një aksidenti. Vrasja e fundit ka ndodhur para pak minutash në Hajvali. Reporteri.net ju sjell detaje rreth këtyre rasteve. Kosova nuk po gjen qetësi nga vrasjet. Para pak minutash një rast
Nesër pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të sillen nga 12 e 17 gradë Celsius, kurse ato maksimalet nga 31 e 35 gradë Celsius. Derisa, era pritet të fryej nga veriperëndimi.