Kurteshi i VV’së i propozon që votuesit të informohen me majmunë e maskota

 

 

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka habitur me një propozim të pazakontë gjatë diskutimeve për fushatën informuese të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Ai ka sugjeruar që qytetarët të informohen përmes maskotave dhe madje edhe majmunëve, për të tërhequr më shumë vëmendje.

“Te ne edukimi dhe informimi janë të mefshta. Ne po dështojmë në edukim dhe informim. Me nxjerrë naj maskotë, naj majmun që e këqyrin njerëzit. Mua nuk më këqyrin. A din për çka m’këqyrin mua? Veç për naj konflikt me mediat,” tha ai

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…