Inteligjenca e SHBA “grusht” Trumpit: Programi bërthamor i Iranit nuk u shkatërrua, u shty me disa muaj

 

 

Sipas një raporti i siguruar nga CNN nga inteligjenca amerikane tregon se sulmet e fundit ajrore të SHBA-së ndaj tre objekteve bërthamore iraniane, Fordoë, Natanz dhe Esfahan, nuk shkatërruan në mënyrë të rëndësishme programin nuklear të republikës islamike, por e shtynë atë për disa muaj.

Burime nga Pentagoni flasin për centrifuga “të mbetura kryesisht të paprekura” dhe për rezerva uraniumi po ashtu, përkundër pohimeve paraprake të presidentit Trump dhe zyrtarëve ushtarakë se objektet ishin shkatërruar plotësisht .

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë nuk vonoi për këtë çështje. Zëdhënësja Karoline Leavitt kritikoi ashpër rrjedhjen e informacionit që konsideroi si krejtësisht të pasaktë dhe fajësoi një “person anonim” në komunitetin e inteligjencës për daljen e të dhënave .

Ndërkohë, Trump përshkroi sulmet si “shumë të suksesshme” dhe u shpreh se objektet “ishin zhdukur plotësisht” . Kjo krijoi një hendek të dukshëm mes versionit zyrtar dhe analizës që del nga burimet inteligjente.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…