Ambasadorja Ziv: Kosova shteti i parë ballkanik mbështetës i SHBA-së dhe Izraelit në sulmin ndaj Iranit

 

 

Kosova është shteti i parë ballkanik që mbështeti plotësisht vendimin e SHBA-së dhe Izraeli në sulmin ndaj Iranit, kështu tha ambasadorja izraelike, Tamar Ziv.

“Mendoj se Kosova, më saktë kryeministri Kurti, ishte lideri i parë ballkanik që reagoi menjëherë pas veprimit amerikan kundër tre objekteve bërthamore. Dhe, sigurisht, në deklaratën e tij ai mbështeti dhe përkrahu plotësisht Shtetet e Bashkuara dhe veprimet e Evropës, kundër një Irani bërthamor. Duke mbështetur, natyrisht, Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, supozoj se ai gjithashtu po mbështet edhe Izraelin dhe gjithçka që Izraeli ka bërë për të shkatërruar kërcënimin bërthamor, siç përmenda, jo vetëm nga Irani ndaj Izraelit, por edhe nga regjimi iranian që mund të përdorë aftësitë bërthamore në pjesë të tjera të botë”.

Ziv në intervistë për emisionin “Gazeta” deklaroi se Kosova u rreshtua pranë vendeve demokrative që luftojnë për paqe e jo regjimeve autokratike.

“Pra, pa dyshim, Kosova ka qëndruar pranë vendeve demokratike që luftojnë për paqe dhe kundër regjimeve autokratike dhe ekstreme që janë të zëna me krijimin, eksportimin dhe mbështetjen e terrorit në Lindjen e Mesme dhe në pjesë të tjera të botës. Ambasadore, ne flasim shumë për atë që po ndodhë në Lindjen e Mesme”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…