by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Tre persona kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një tribune në stadium, menjëherë pas shpalljes kampion të skuadrës Mouloudia Club d’Alger në Algjeri.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas përfundimit të ndeshjes mes MC Alger dhe NC Magra, që përfundoi në barazim pa gola, rezultat që i mjaftoi ekipit të kryeqytetit për të siguruar titullin kampion të Algjerisë. Sipas mediave lokale, një barrierë sigurie u shemb në momentin kur tifozët kishin nisur festimet dhe po përpiqeshin të afrohen më shumë pranë fushës, shkruan A2 CNN.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e sakta të incidentit tragjik. Ndërkohë, dhjetëra të plagosur janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalet e kryeqytetit.
Rasti i vdekjes së një 27-vjeçari në Lipjan gjatë arrestimit nga policia po hetohet, ndërsa përflitet se shkak mund të ketë qenë ngufatja. Flamur Dylhasi, mjek në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku është kryer autopsia e viktimës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund ta pohojë e as mohojë
Janë publikuar pamje të tjera të momentit kur Agon Zejnullahu del nga vetura me duar pas kokës, ndërsa policët i gjuhën sipër. 27-vjeçari vdiq të hënën në Lipjan, pasi është ndaluar nga zyrtarët policorë. Veçojmë se lidhur me rastin. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë-Dega në Lipjan caktimin
Vëllai i Agon Zejnullahut ka rrëfyer me lot në sy për gjendjen e trupit të të ndjerit, të cilin familjarët e panë pas vdekjes. Sipas tij, shenjat e dhunës ishin të dukshme dhe se kishte mbi 20 plagë. Ai në në T7 tha se të dy brinjët kanë qenë krejtësisht të mavijosura. “Mbi
Burim Berisha nuk do të kandidojë më për kryetar të Fushë-Kosovës, nga radhët e LDK-së. Në vend të tij, LDK-ja në Fushë-Kosovë do të përfaqësohet nga Besnik Osmani. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku. “Ka një emocion të veçantë kur një epokë e gjatë e suksesshme mbyllet me