Trump e qorton Medvedevin e Rusisë: Tregomëni a e përmendi fjalën ‘nukleare’

 

 

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi deklaratën e ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, i cili tha se Rusia është e gatshme të furnizojë Iranin me pjesë armësh bërthamore.

“E dëgjova ish-Presidentin, Medvedev, nga Rusia, duke hedhur me indiferencë fjalën “N” (Bërthamore!) dhe duke thënë se ai dhe vende të tjera do ta furnizojnë Iranin me armë bërthamore? A e tha vërtet këtë apo është thjesht një pjellë e imagjinatës sime?”, shkroi presidenti amerikan.

Më pas ai vazhdoi, duke e futur Putinin në “lojë”: “Nëse e tha këtë, dhe nëse konfirmohet, ju lutem më njoftoni, MENJËHERË. Fjala “N” nuk duhet të përdoret kaq. Mendoj se kjo është arsyeja pse Putin është ‘SHEFI’”.

Trump më pas lavdëroi pajisjet ushtarake të vendit të tij në lidhje me sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

“Meqë ra fjala, nëse dikush mendon se ‘pajisjet’ tona ishin të shkëlqyera gjatë fundjavës, deri tani pajisjet më të fuqishme dhe më të mira që kemi, 20 vjet përpara të tjerëve, janë nëndetëset tona bërthamore. Ato janë armët më të fuqishme dhe vdekjeprurëse të ndërtuara ndonjëherë, dhe sapo qëlluan 30 Tomahawk. Të 30 goditën objektivin e tyre në mënyrë të përsosur. Pra, përveç pilotëve tanë të shkëlqyer luftarakë, faleminderit kapitenit dhe ekuipazhit!”, përfundoi në postim presidenti.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…