Sulmi iranian mbi Katar, Amerika ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

 

Irani realizoi sot një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s.

Autoritetet në Katar konfirmuan sulmin ndaj bazës Al-Udeid duke thënë se ishte një “shkelje flagrante”, ndërsa vendi i Gjirit ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore.

Pas sulmit iranian me rreth 10 raketa ndaj katarit, është ngritur alarmi tek vendet e Gjirit. Raportohet se avionët luftarakë amerikanë të stacionuar në bazën ajrore “Prince Sultan” në Arabinë Saudite janë ngritur në ajër.

Sakaq, qeveria e Katarit thotë se të gjitha raketat iraniane u interceptuan dhe nuk u raportuan viktima apo dëme, ndërsa mediat e Katarit raportojnë se sistemet e mbrojtjes ajrore arritën të interceptonin dhe shkatërronin 9 nga 10 raketat e lëshuara nga Irani drejt bazës Al Udeid.

Katari ngre mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit, pasi thotë se mbrojtja ajrore ka interceptuar të gjitha raketat iraniane.

Po ashtu zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Katarit, Majed Al Ansari shkroi në ‘X’ se vendi i tij po mendon mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit.

Ne pohojmë se Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt në një mënyrë ekuivalente me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni të paturp, në përputhje me ligjin ndërkombëtar“, tha Majed Al Ansari.

Nga sulmet e Teheranit po ashtu nuk raportohen viktima, me ministrin e Mbrojtjes së vendit që shpreh bindjen se hapësira ajrore mbi Katarin mbetet e sigurt.

Ndërkohë, në Uashington, Presidenti Amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes Pepe Hegseth ndodhen në Dhomën e Operacioneve të Shtëpisë së Bardhë, me CNBC që raportoi se po e ndjekin nga afër situatën në Lindjen e Mesme. (KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…