Dy tentativa për të vrarë Zelenskyn në Poloni? Shërbimet e sigurisë ukrainase zbulojnë: Një ndodhi vitin e kaluar

 

 

Shërbimet e sigurisë ukrainase kanë parandaluar dy tentativa për vrasjen e Presidentit Volodymyr Zelensky, njoftoi kreu i Shërbimit të Sigurisë, Vasyl Malyuk në një deklaratë për gazetarët.

Sipas tij, një sulm i planifikuar në aeroportin e Rzeszow-it në Poloni synonte eliminimin fizik të presidentit ukrainas, ndërsa një tjetër u tentua vitin e kaluar në Kiev.

Malyuk tha se disa metoda ishin marrë në konsideratë për atentatin, duke përfshirë përdorimin e një droni FPV dhe një snajperi. Sulmi kishte për kryerës një ish-ushtarak polak, i rekrutuar dekada më parë, sipas raportimeve të Interfax-Ukraine.

Ministri i Brendshëm i Polonisë, Tomasz Siemoniak, konfirmoi se përgatitjet për këtë atentat u penguan në prill të vitit 2024, kur Agjencia e Sigurisë së Brendshme të Polonisë (ABW) arrestoi një shtetas polak i cili tentoi të vendoste kontakte me shërbimet e inteligjencës ruse.

“Ne po bashkëpunojmë ngushtë me shërbimet ukrainase për të siguruar sigurinë e Presidentit Volodymyr Zelensky,” tha Siemoniak në platformën X. Ai shtoi se më 19 maj 2025 prokurorët ngritën akuza në këtë çështje.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme polake, Jacek Dobrzynski, deklaroi se i dyshuari, i identifikuar si Pawel K., u arrestua më 17 prill 2024 në rajonin e Lublin-it në lindje të Polonisë. Ai ishte angazhuar për të bashkëpunuar me GRU-në ruse dhe kishte detyrë të mbledhte informacione rreth aeroportit Rzeszow-Jasionka.

Në vijim, presidenti polak Andrzej Duda u shpreh se “nuk ka pasur asnjë tentativë vrasjeje,” duke theksuar se kjo situatë dëshmon efektivitetin e masave të sigurisë që autoritetet polake sigurojnë për zyrtarët e huaj.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…