Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Ish diplomati, Avni Arifi ka reaguar ashpër pas lëshimit të bllokut të termocentralit Kosova A pa filtra funksionalë të ajrit, duke e cilësuar këtë si një akt të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për shëndetin publik.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka kërkuar arrestimin e atyre që kanë dhënë leje për operimin e bllokut pa sisteme të filtrimit, duke theksuar se qytetarëve po u servohet “helm” në vend të ajrit të pastër.

“Kushdo që ka dhanë leje me u lëshu ky bllok i Kosovës A pa filtrat e ajrit, ish dasht me u arrestu. Kqyrne vet çfarë helmi po na jepet pa u filtru, veç mos me pranu që KEK ka kolapsu,” shkruan Arifi.

Ai gjithashtu e akuzon qeverinë për fshehje të gjendjes së vërtetë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), duke thënë se vendimmarrjet aktuale për energjinë po shndërrohen “çdo ditë në krim më të madh”./KFVA/

Related Posts

  •     Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit, ku është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë, i cili më parë ishte raportuar si person i zhdukur. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se rasti po

  •     Serbia po e vazhdon fushatën e egër të arrestimeve të qytetarëve nga Kosova. Behar Preniqi, derisa po kthehej nga Gjermania është arrestuar nga autoritetet serbe, në pikën kufitare Bajakovo, që ndodhet mes Kroacisë dhe Serbisë.Arrestimi i tij u bë me pretendimet se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Lajmi u konfirmua për Klankosova

  •     Vdekja e Enver Bajraktarit nga fshati Baicë i Lipjanit ka tronditur familjen e tij dhe opinionin publik. Ai ishte raportuar i zhdukur nga familja një ditë më parë, ndërsa më pas u gjet pa shenja jete dhe i varrosur dy metra në thellësi. Kushëriri i viktimës, Avni Bajraktari në “Edicionin Special” në Klan

  •     Vransirat do të dominojnë qiellin ditën e martë. Herë herë depërtojnë rreze dielli, por se në intervale të shkurta. Prej orëve të para të ditës janë të mundshme rrebeshe shiu, ku orëve të pasdites, të shoqërohen me bubullimë. Frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 3-8m/s. Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C,