by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Afati për partitë politike që synojnë të formojnë koalicione për zgjedhjet lokale të 12 tetorit përfundon sonte në mesnatë.
Në këtë garë zgjedhore, partia Alternativa do të marrë pjesë pa u bashkuar me ndonjë subjekt tjetër politik.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila bëri të ditur se partia e saj do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale.
“Alternativa në këto zgjedhje lokale do të jetë në garë e vetme. Së shpejti do të bëjmë publike komunat në të cilat do të marrim pjesë në zgjedhje”, u shpreh Kusari-Lila.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme përfundon afati për partitë politike që dëshirojnë të njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me formimin e koalicioneve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Deri tani, sipas KQZ-së, vetëm dy parti politike kanë dorëzuar njoftim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes një koalicioni./KFVA/
Një përleshje masive ka ndodhur në Gjakovë. Atje janë arrestuar katër burra dhe një grua, tre prej të cilëve me nënshtetësi të Gjermanisë. Atje, janë përdorur edhe armët. Postimi: Gjakovë. 04.08.2025-16:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar, katër meshkuj dhe një femër kosovarë, tre prej tyre me nënshtetësi gjermane pasi që janë përleshur fizikisht në
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit, ku është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë, i cili më parë ishte raportuar si person i zhdukur. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se rasti po
Serbia po e vazhdon fushatën e egër të arrestimeve të qytetarëve nga Kosova. Behar Preniqi, derisa po kthehej nga Gjermania është arrestuar nga autoritetet serbe, në pikën kufitare Bajakovo, që ndodhet mes Kroacisë dhe Serbisë.Arrestimi i tij u bë me pretendimet se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Lajmi u konfirmua për Klankosova
Vdekja e Enver Bajraktarit nga fshati Baicë i Lipjanit ka tronditur familjen e tij dhe opinionin publik. Ai ishte raportuar i zhdukur nga familja një ditë më parë, ndërsa më pas u gjet pa shenja jete dhe i varrosur dy metra në thellësi. Kushëriri i viktimës, Avni Bajraktari në “Edicionin Special” në Klan