by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Intervenimi ushtarak amerikan në Iran mori vëmendjen e akterëove kryesor në planet ditën e diel.
Kthimi i fokusit të superfuqisë botërore kah Lindja e Mesme zor se do të lë vend që ata të merren edhe me tensionet në Ballkan. Involvimi i ShBA-së në luftën e Izraelit me Republikën Islamike do të ketë ndikim në Kosovë edhe në aspektin ekonomik.
Krizë pritet të ketë sidomos tek furnizimi me naftë.
Kështu pohojnë edhe nga Shoqata e Naftëtarëve, ku kryetari i saj, Fadil Berjani, tha se ka gjasa që çmimet e derivateve të rriten në mënyrë ekstreme.
“Me rastin e sulmnit ndaj Iranit nga SHBA-ja, ka gjasa që çmimet e derivateve të rriten në mënyrë ekstreme. Çdo eskalim i kësaj situate do të ndikoj shumë në rritje, ndërsa ndonjë marrëveshje me ndërmjetësues SHBA-në do ta qetësojë tregun e naftës”, ka thënë Berjani për KlanKosova.
Megjithatë, Berjani bëri thirrje që qytetarët mos të panikojnë meqë edhe në rajon Kosova dallohet sa i përket çmimeve më të arsyeshme./KFVA/
Një rast i rrëmbimit është raportuar ditën e djeshme në Drenas. Një burrë ka raportuar në polici se vajza e tij kishte dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Policia bën të ditur se sipas ankuesit gjatë kontrollit të video incizimeve është parë viktima kishte hipur në një veturë me targa të
Një përleshje masive ka ndodhur në Gjakovë. Atje janë arrestuar katër burra dhe një grua, tre prej të cilëve me nënshtetësi të Gjermanisë. Atje, janë përdorur edhe armët. Postimi: Gjakovë. 04.08.2025-16:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar, katër meshkuj dhe një femër kosovarë, tre prej tyre me nënshtetësi gjermane pasi që janë përleshur fizikisht në
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit, ku është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë, i cili më parë ishte raportuar si person i zhdukur. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se rasti po
Serbia po e vazhdon fushatën e egër të arrestimeve të qytetarëve nga Kosova. Behar Preniqi, derisa po kthehej nga Gjermania është arrestuar nga autoritetet serbe, në pikën kufitare Bajakovo, që ndodhet mes Kroacisë dhe Serbisë.Arrestimi i tij u bë me pretendimet se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Lajmi u konfirmua për Klankosova