by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Operacioni ushtarak i SHBA-së kundër Iranit të shtunën, me emrin e koduar “Operacioni Çekani i Mesnatës” (Operation Midnight Hammer), u realizua me më shumë se 125 avionë. Gjithashtu u përdor një taktikë mashtruese që përfshinte vendosjen e bombarduesve mbi Paqësor si shpërqendrim, shkruan A2 CNN. Detajet e operacionit i zbuloi për gazetarët të dielën Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Dan Caine.
Operacioni i paprecedentë përfshiu shtatë bombardues B-2. Këta bombardues hodhën mbi 20 bomba Massive Ordnance Penetrator (MOP) me peshë 13 600 kg secila, mbi dy objektiva bërthamorë iranianë, Fordow dhe Natanz, sipas Caine. Ndërsa raketat Tomahawk u lëshuan gjithashtu drejt Isfahanit.
Në total, mbi 125 avionë morën pjesë, përfshirë bombarduesit B-2, avionët cisternë për furnizim me karburant në ajër, avionë zbulimi dhe avionë luftarakë. Bombardimet mbi Fordow, Natanz dhe Esfahan nisën në orën 18:40 sipas kohës së SHBA-së lindore (ET) dhe avionët dolën nga hapësira ajrore iraniane brenda orës 19:00 ET, shtoi Caine.
Duke u nisur nga një bazë ajrore në Missouri, ky ishte misioni më i gjatë i bombarduesve B-2 që nga pas sulmeve të 11 Shtatorit, sipas tij.
Dhjetëra raketa Tomahawk u lëshuan gjithashtu mbi objektiva të tjerë brenda Iranit si pjesë e operacionit, tha Caine.
“Në mesnatën nga e premtja në të shtunë, një grup i madh bombarduesish B-2 u nis nga territori kontinental i Shteteve të Bashkuara”, tha Caine. “Si pjesë e një plani për të ruajtur surprizën taktike, një pjesë e grupit u drejtua në perëndim drejt Paqësorit si shpërqendrim, një përpjekje mashtruese e njohur vetëm nga një numër shumë i kufizuar planifikuesish dhe udhëheqësish kyç në Uashington dhe në Tampa. Grupi kryesor i sulmit, i përbërë nga shtatë bombardues B-2 Spirit, secili me nga dy anëtarë ekuipazhi, u drejtua në lindje me komunikim minimal”, shtoi ai.
Caine shtoi se në total u lëshuan 16 bomba GBU-57 Massive Ordnance Penetrators, 2 nga avionët B-2 në Fordow, 14 të tjera nga bombarduesit e tjerë ndaj dy bazave të tjera. Më pas, avionët nisën udhëtimin për në shtëpi, pa marrë asnjë goditje nga Irani.
Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në një lëvizje të menjëhershme që vjen pas ngjarjes tragjike të vdekjes së një 27-vjeçari në këtë komunë. Nga burime të Dukagjinit mësohet se në vend të tij është emëruar Brahim Shatrolli, një zyrtar nga Ferizaj,
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, pesë policëve të dyshuar për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu. Të arrestuarit janë Ibrahim Nela, Liridon Rrahmani, Artidon Konxhel, Albian Raktoceri dhe Endrit Beqiri, zyrtarë policorë nga stacionet në Lipjan dhe Ferizaj. Në dosjen e Prokurorisë
Pesë votat e deputetëve të AAK-së nuk do të shkonin asesi për një qeveri të udhëhequr nga Albin Kurti. Këto deklarime i ka bërë në Rubikon kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka theksuar se është për qeveri të partive opozitare, por se nuk është për përjashtimin e pjesëmarrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në
Adelina Hoxha, avokate e njërit nga pesë policët e arrestuar ka thënë se Policia nuk ka bërë asnjë shkelje Agon Zejnullahu vidq dhe dyshohet se mënyra sesi Policia e përdori forcën në arrestimin e tij çoi në vdekjen e 27-vjeçarit. Ngjarja ka shokuar opinionin publik, teksa 5 policët do të qëndrojë një muaj