by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, tha se do të udhëtojë drejt Moskës të dielën për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, shkruan A2 CNN. Sipas agjencisë Reuters, Araghchi deklaroi se synon të zhvillojë takimin me Putinin ditën e hënë.
Ai akuzoi SHBA-në se nuk ka asnjë respekt për të drejtën ndërkombëtare dhe se ka kaluar një “vijë të kuqe shumë të madhe” duke sulmuar objektet bërthamore të Iranit. “Ata kuptojnë vetëm gjuhën e kërcënimit dhe forcës”, u shpreh Araghchi.
Deklaratat e tij vijnë ndërkohë që Kremlini ka bërë të ditur se nuk ka plane për një bisedë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump pas sulmeve.
Duke folur gjatë një vizite në Turqi, Araghchi tha se Teherani i mban të hapura të gjitha opsionet për të mbrojtur “sigurinë, interesat dhe popullin” e vet. Ai shtoi se forcat e armatosura të Iranit janë në gjendje të plotë gatishmërie.
“Prisni përgjigjen tonë më parë. Kur të përfundojë agresioni, atëherë mund të vendosim”, përfundoi ai
Adelina Hoxha, avokate e njërit nga pesë policët e arrestuar ka thënë se Policia nuk ka bërë asnjë shkelje Agon Zejnullahu vidq dhe dyshohet se mënyra sesi Policia e përdori forcën në arrestimin e tij çoi në vdekjen e 27-vjeçarit. Ngjarja ka shokuar opinionin publik, teksa 5 policët do të qëndrojë një muaj
Ish-Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, u ka gjetur vërejtje veprimeve të policëve në rastin e arrestimit të të ndjerit Agon Zejnullahu. Ai tha se veprimi i policit që ia vendosi gjurin tek qafa tashmë të ndjerit, ka qenë joprofesional. “Pa hyrë në shkaqet e vdekjes – është veprimi i vendosjes së
Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në sheshin e qytetit të Lipjanit për të nderuar kujtimin e shokut të tyre, Agon Zejnullahu. Në shesh janë vendosur fotografi të të ndjerit me mbishkrimin “Drejtësi për Agonin”, ndërsa disa prej tyre janë lyer me bojë të kuqe, duke simbolizuar kërkesën për drejtësi dhe dhimbjen
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, pesë policëve të dyshuar për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu. Të arrestuarit janë Ibrahim Nela, Liridon Rrahmani, Artidon Konxhel, Albian Raktoceri dhe Endrit Beqiri, zyrtarë policorë nga stacionet në Lipjan dhe Ferizaj. Në dosjen e Prokurorisë,