• Fri. Nov 21st, 2025

Trump paralajmëron Iranin: Çdo hakmarrje do të përballet me forcë shumë më të madhe

Jun 22, 2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

 

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin kundër çdo veprimi hakmarrës pas sulmeve ajrore amerikane ndaj tri centraleve bërthamore në territorin iranian.

“Çdo hajmarrje nga Irani ndaj ShBA-së do të përballet me forcë shumë më të madhe se ajo që u pa sonte”, shkroi Trump në Truth Social.

Kjo deklaratë vjen vetëm pak orë pasi avionët amerikanë bombarduan tre nga objektet më të rëndësishme të programit bërthamor të Iranit: Fordo, Natanz dhe Isfahan.

Zyrtarë amerikanë thanë për mediat se sulmet kishin për qëllim “zbutjen e kërcënimit që përbën programi bërthamor iranian” dhe nuk synonin “ndryshimin e regjimit”./KFVA/