by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore në territorin iranian, duke shprehur mbështetje të plotë për veprimet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Në një deklaratë të fortë, Rama thekson se Irani nuk është thjesht një shtet tjetër me ambicie bërthamore apo një diktaturë klasike, por një teokraci e rrezikshme, që për dekada ka përdorur një retorikë apokaliptike, duke e cilësuar botën e lirë si “satanike” dhe duke thirrur hapur për zhdukjen e saj, shkruan KFVA.
“Ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As vetëm një diktaturë me ambicie për armë bërthamore. Kjo është një teokraci, e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në shtatëdhjetë vite propagande që e përshkruan botën e lirë si ‘satanike’ dhe që bën thirrje të hapura për asgjësimin e saj,” shkruan Rama.
Ai thekson se Shqipëria, një vend që vetë ka dalë nga një regjim ateist brutal, qëndron krenarisht në anën e botës së lirë dhe mbetet një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara.
“Si një komb që ka dalë nga humnera e një regjimi brutal ateokratik, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria qëndron fuqishëm pas përpjekjeve të sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar regjimin teokratik në Teheran nga zotërimi i armëve bërthamore,” thekson më tej Rama.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ndarë foton familjare nga Samiti i Brdo-Brijunit, i cili po mbahet në Durrës. Përmes platformës së Facebook-ut, Begaj tha se Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit, është një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal për të çuar përpara integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. “Së bashku n Samitin e
Ka përfunduar dëshminë eksperti mjeku-ligjor Naim Uka për vrasjen e Liridona Ademajt në seancën e mbajtur sot ndaj të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plana dhe Kushtrim Kokalla. Pas tij pritet të paraqitet një dëshmitarë tjetër në ora 13:30. Tre të akuzuarit u sollën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Në këtë seancë
Çmimi Nobel në Mjekësi u jepet tre shkencëtarëve, zbuluan se si mbahet nën kontroll sistemi imunitar
Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2025 u është dhënë shkencëtarëve Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi për zbulimet e tyre revolucionare “lidhur me tolerancën imunitare periferike”. Komiteti i Nobelit njoftoi se çmimi iu akordua për punën e tyre në kuptimin e mënyrës se si sistemi imunitar mbron trupin
Brenda një dite në Kosovë ndodhin mesatarisht mbi 50 aksidente. Vetëm në shtatë ditët e fundit u shënuan qindra raste. Kjo gjendje e sigurisë rrugore po vazhdon të mbetet shqetësuese. Pas javës mes 22 dhe 28 shtatorit, ku vdiqën pesë persona në aksidente trafiku, edhe fillimi i tetorit ishte i zi në komunikacion.