by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka reaguar me tone të ashpra kundër Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se disa shtete janë të gatshme të furnizojnë Iranin me armë bërthamore pas sulmeve amerikane ndaj tre objekteve bërthamore iraniane.
Në një postim të gjatë në platformën X, Medvedev e cilësoi sulmin amerikan në Isfahan, Natanz dhe Fordow si një hap që ka prodhuar efektin e kundërt të asaj që synonte presidenti amerikan Donald Trump. Ai u shpreh qartazi: “Pasurimi i materialit bërthamor, tani mund ta themi hapur, prodhimi i ardhshëm i armëve bërthamore, do të vazhdojë”.
Medvedev, që aktualisht mban postin e zëvendëskryetarit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha gjithashtu se regjimi politik i Iranit jo vetëm që ka mbijetuar, por ka dalë edhe më i fortë. Sipas tij, populli iranian po bashkohet rreth udhëheqjes shpirtërore të vendit, madje edhe ata që më parë ishin indiferentë ose kundërshtarë.
Reagimi i tij, i ndarë në dhjetë pika dhe i shkruar në anglisht, mori më shumë se tre milionë shikime brenda pak orësh, duke përforcuar profilin e tij si një nga zërat më të ashpër anti-perëndimorë të Kremlinit pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Ndërkohë, mediat ruse dhe analistët kanë sugjeruar se deklaratat agresive të Medvedevit mund të jenë përpjekje për të qëndruar në favor të rrethit të brendshëm të Putinit dhe për të fituar mbështetjen e linjës së ashpër në Rusi.
Sipas mediave, ndërhyrja e tij në mbrojtje të Iranit lidhet me faktin që mbështetja e vazhdueshme e Teheranit ka qenë jetike për përpjekjet ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Rusia dhe Irani kanë thelluar bashkëpunimin ushtarak dhe politik, duke nënshkruar një marrëveshje strategjike 20-vjeçare në fillim të vitit, shkruan KFVA.
Në Rusi kanë nisur edhe thirrjet për t’i ofruar Iranit të njëjtin mbështetje që SHBA i ka dhënë Ukrainës – përfshirë sisteme mbrojtjeje ajrore, raketa dhe inteligjencë satelitore. Biznesmeni rus, Konstantin Malofeyev, kërkoi ndihmë direkte për Teheranin dhe propozoi nisjen e negociatave paqësore me ndërmjetësim rus.
Ndërkohë, nacionalisti rus i burgosur, Igor Girkin, paralajmëroi se pa ndihmën e Rusisë dhe Kinës, Irani mund të zhytet në kaos nga bombardimet e vazhdueshme të SHBA-së dhe Izraelit.
Ministria e Jashtme e Rusisë reagoi zyrtarisht duke dënuar ashpër sulmet amerikane ndaj Iranit, duke i cilësuar si shkelje të hapura të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së
Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në sheshin e qytetit të Lipjanit për të nderuar kujtimin e shokut të tyre, Agon Zejnullahu. Në shesh janë vendosur fotografi të të ndjerit me mbishkrimin “Drejtësi për Agonin”, ndërsa disa prej tyre janë lyer me bojë të kuqe, duke simbolizuar kërkesën për drejtësi dhe dhimbjen
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, pesë policëve të dyshuar për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu. Të arrestuarit janë Ibrahim Nela, Liridon Rrahmani, Artidon Konxhel, Albian Raktoceri dhe Endrit Beqiri, zyrtarë policorë nga stacionet në Lipjan dhe Ferizaj. Në dosjen e Prokurorisë,
Kupa e Botës për Klube do të sjellë një tjetër ndeshje evropiane të madhe sonte në mbrëmje, kur Paris Saint-Germain dhe Real Madrid në gjysmëfinalen e dytë në New Jersey. PSG dhe Real Madrid takohen me fillim nga ora 21:00. Pak para duelit gjysmëfinal janë publikuar formacionet zyrtare: PSG: Donnarumma Hakimi, Marquinhos, Beraldo,
Oda e Mjekëve të Kosovës ka nisur hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut, i cili vdiq dhunshëm gjatë arrestimit nga Policia e Kosovës në Lipjan. Oda e Mjekëve të Kosovës përmes organeve të saj ndjekëse, ka nisur hetimet për dyshimet për mos dhënie të ndihmës së parë nga mjekja e ekipës