by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryemininistri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova është në “përkrahje” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas sulmeve ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
Ai shkroi se “Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare” në një postim në Facebook.
“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese”, shkroi Kurti.
“ShBA-të”, Kurti tha se “janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special”.
“Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur”, shkroi ai./ KFVA/
Ka ndërruar jetë oficeri korrektues, Besim Sylejmani. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një postimi në ‘Facebook’, ku ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe kolegët e të ndjerit. “Besimi ishte shembull i ndershmërisë, përkushtimit dhe shërbimit të palëkundur ndaj institucioneve të vendit. Kontributi
Evropa po lëviz drejt një “Shengeni ushtarak” me qëllim që të sigurojë mundësinë e transportimit të pajisjeve ushtarake në kohën më të shkurtër të mundshme. Nevojat për transportimin e tankeve, automjeteve të rënda dhe madje edhe pajisjeve mjekësore për shkak të luftës në Ukrainë kanë treguar se lejet ndërkufitare dhe procedurat burokratike të
Vëllai i tyre u vra me 16 të shtëna në qendër të Bielefeldit – muaj më vonë, ata dyshohet se morën armët për t’u hakmarrë ndaj familjes së autorit të krimit. Disa muaj pas vrasjes së boksierit profesionist Besar Nimani, një vëlla dhe një motër e tij janë në gjyq. Çështja përfshin një
Kjo javë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe të masave më të ftohta në ditët e para të saj. Më pas, pritet stabilizim i motit dhe fuqizim i masave të nxehta, sidomos në fundjavë. Të mërkurën parashihet mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara, pritet