by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një këshilltar i udhëheqësit suprem të Iranit ka bërë thirrje për sulme me raketa ndaj anijeve të Marinës Amerikane dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës.
“Pas sulmit të Amerikës ndaj centralit bërthamor Fordow, tani është radha jonë”, paralajmëroi Hossein Shariatmadari, kryeredaktori i gazetës së linjës së ashpër Kayhan, një zë i njohur konservator i cili më parë e ka identifikuar veten si “përfaqësues” i Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Një mesazh në Telegram nga Kayhan citoi Shariatmadari-n të thoshte: “Pa hezitim ose vonesë, si hap i parë duhet të nisim sulme me raketa ndaj flotës detare amerikane me bazë në Bahrein dhe njëkohësisht të mbyllim Ngushticën e Hormuzit për anijet amerikane, britanike, gjermane dhe franceze.”
Ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Udhëheqësi Suprem Khamenei ndaj sulmit të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
Udhëheqësit izraelitë kanë falënderuar Presidentin e SHBA-së Donald Trump pas sulmeve amerikane në centralet bërthamore iraniane, duke e përshkruar sulmin si vendimtar dhe historik, shkruan BBC.
Presidenti Isaac Herzog tha se sulmet janë një “moment vendimtar”.
“Në faqet e historisë njerëzore, ky është një moment kur parimet e lirisë, përgjegjësisë dhe sigurisë kanë triumfuar. Një moment vendimtar midis boshtit të terrorit dhe të keqes dhe boshtit të shpresës”, shkroi ai në një postim në X.
Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se sulmet e bënë aleancën SHBA-Izrael më të fortë.
“Aleanca midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit tani është më e fortë se kurrë – për hir të paqes dhe sigurisë për të dy kombet dhe për të gjithë botën e lirë”, tha Katz.
Kurse, Irani ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thuhet në një letër të lëshuar të dielën, duke i kërkuar këshillit të dënojë sulmet e SHBA-së ndaj objekteve të tij bërthamore.
në letër, ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, e quajti sulmin e SHBA-së një “kërcënim të rëndë kundër paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare”.
Ai konfirmoi detajet e sulmit, i cili shënjestroi centralet bërthamore Fordow, Natanz dhe Isfahan në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka rikthyer fokusin diplomatik në Ballkan, duke dërguar një zyrtar të lartë për një vizitë zyrtare në tri shtete të rajonit – Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë. Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, ka bërë të
Pas atij në Lipjan, Policia pritet të shkarkojë dy komandantë stacionesh – atë në Klinë dhe Suharekë
Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në një lëvizje të menjëhershme që vjen pas ngjarjes tragjike të vdekjes së një 27-vjeçari në këtë komunë. Policia e Kosovës pritet të ndërmarrë një vendim drastik pas zhvillimeve të fundit me pasoja të rënda në
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmendur sërish rolin administratës së tij në zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare, përfshirë ato mes Kosovës dhe Serbisë. Trump deklaroi se gjatë mandatit të tij kishte ndërmarrë hapa për të shmangur konflikte të mundshme në disa pjesë të botës, mes tyre edhe Ballkani. “Kam arritur të
Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në një lëvizje të menjëhershme që vjen pas ngjarjes tragjike të vdekjes së një 27-vjeçari në këtë komunë. Nga burime të Dukagjinit mësohet se në vend të tij është emëruar Brahim Shatrolli, një zyrtar nga Ferizaj,