by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Policia e Kosovës njoftoi se ka sekuestruar sasi të madhe armatimi në fshatin Vallaq të Zveçanit, pas një bastisjeje mes njësive policore, KFOR-it dhe EULEX-it.
Lajmin e ka konfirmuar për Periskopin Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se janë gjetur armë, municione, granata dore dhe zolla në një stallë kuajsh.
Gjatë dy bastisjeve të tjera, një në Mitrovicë të Veriut e një në Zveçan, Elshani tha se kanë hasur në jelek antiplumb, fishekë dhe 14 kartela grafike.
“Pas pranimit të informacionit se në një lokacion të caktuar ka mundësi që të ketë armë, Policia e Kosovës ka reaguar dhe gjatë bastisjes në fshatin Vallaq, Komuna Zveçan, në një shtallë të kuajve kemi hasur në një sasi të madhe armatimi. Armët, municioni, granatat e dorës dhe Zollat janë gjetur në dy gypa të plastikës të vendosur nën tokë. Gjatë bastisjes prezent ishin përpos njësive adekuate policore edhe US-KFOR dhe njësi monitoruese nga EULEX”, thuhet në njoftimin e Elshanit.
Sipas Elshanit, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit.
“Në lidhje me këtë rast nuk kemi persona të arrestuar por e kemi një person me interes për intervistim. Me rastin është duke u marrur Prokuroria Themelore në Mitrovicë”, thuhet tutje në njoftim./KFVA/
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri