by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministri i Jashtëm i Iranit i ka dënuar sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke paralajmëruar se ato do të kenë “pasoja të përjetshme”, raporton CNN.
“Ngjarjet e mëngjesit të sotëm janë të tmerrshme dhe do të kenë pasoja të përjetshme”, tha Abbas Araghchi në një postim në X, duke shtuar se Irani “rezervon të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e tij”.
“Shtetet e Bashkuara, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë kryer një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së, ligjit ndërkombëtar dhe Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) duke sulmuar instalimet paqësore bërthamore të Iranit”, shkroi ai.
Irani ka kaluar dekada duke zhvilluar programin e tij bërthamor dhe e sheh atë si një burim krenarie kombëtare dhe sovraniteti. Ai ka këmbëngulur se programi është vetëm për qëllime paqësore të energjisë.
Centralet bërthamore kërkojnë një lëndë djegëse të quajtur uranium – dhe sipas agjencisë bërthamore të OKB-së, asnjë vend tjetër nuk ka llojin e uraniumit që ka aktualisht Irani pa pasur gjithashtu edhe një program armësh bërthamore. Kjo i ka ushqyer dyshimet se Irani nuk është plotësisht transparent për qëllimet e tij./
Blerim Haxhiaj, gazetari i Radiotelevizionit të Kosovës që e intervistoi kryeministrin Albin Kurti, raportohet se ka marrë grant 100 mijë euro nga Qeveria në detyrë. Sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, ai ka marrë këto mjete në emër të një OJQ-je me emrin “Cult Club”, aty ku bashkëshortja e tij është drejtoreshë. “A po iu
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se e ka miratuar kërkesën e Komandantit të Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, për të dhënë dorëheqje nga pozita, pas rastit të raportuar më herët gjatë javës në këtë komunë, në të cilin ka vdekur 27-vjeçari
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar se këtë vit është shënuar rekord për sipërfaqet e mbjella me grurë. Një gjë të tillë e tha edhe vjet, duke u mburrur se është siguruar buka e motmotit. Por, sipas të dhënave më 2024 pati rënie të hektarëve të mbjellë me grurë krahasuar
“Betimi për Drejtësi” ka siguruar Dosjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, të cilët dyshohen për vrasje nga pakujdesia të qytetarit Agon Zejnullahu në Lipjan. Ndaj pesë të dyshuarve, Gjykata në Lipjan