by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Bashkimi Evropian ka disbursuar fondet e para për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ndërsa Kosova nuk ka përfituar ende asnjë shumë për shkak të mungesës së ratifikimit të marrëveshjes për kredi me BE-në.
Shqipëria ka përfituar mbi 64.5 milionë euro, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë marrë pjesë të fondit që nga marsi dhe maji i këtij viti. Ndërkohë, Serbisë i janë ndarë 51.7 milionë euro në formë kredie të butë, si dhe 59 milionë euro të tjera në grante dhe kredi përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Kosova do të përfitojë gjithsej rreth 882 milionë euro deri në vitin 2027 – më së shumti për kokë banori në rajon – por mungesa e një Kuvendi funksional ka pamundësuar ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare, që kërkon dy të tretat e votave të deputetëve. Për pasojë, as pagesa e parë prej rreth 61 milionë eurosh nuk është bërë.
Plani i Rritjes përfshin rreth 30 reforma dhe 100 aktivitete në fusha kyçe si tranzicioni energjetik dhe digjital, zhvillimi i sektorit privat, sundimi i ligjit dhe kapitali njerëzor. Ndihma do të ndahet dy herë në vit, por do të varet nga përmbushja e kushteve dhe angazhimi i palëve në dialogun për normalizim./KFVA/
Ka ndërruar jetë oficeri korrektues, Besim Sylejmani. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një postimi në ‘Facebook’, ku ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe kolegët e të ndjerit. “Besimi ishte shembull i ndershmërisë, përkushtimit dhe shërbimit të palëkundur ndaj institucioneve të vendit. Kontributi
Evropa po lëviz drejt një “Shengeni ushtarak” me qëllim që të sigurojë mundësinë e transportimit të pajisjeve ushtarake në kohën më të shkurtër të mundshme. Nevojat për transportimin e tankeve, automjeteve të rënda dhe madje edhe pajisjeve mjekësore për shkak të luftës në Ukrainë kanë treguar se lejet ndërkufitare dhe procedurat burokratike të
Vëllai i tyre u vra me 16 të shtëna në qendër të Bielefeldit – muaj më vonë, ata dyshohet se morën armët për t’u hakmarrë ndaj familjes së autorit të krimit. Disa muaj pas vrasjes së boksierit profesionist Besar Nimani, një vëlla dhe një motër e tij janë në gjyq. Çështja përfshin një
Kjo javë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe të masave më të ftohta në ditët e para të saj. Më pas, pritet stabilizim i motit dhe fuqizim i masave të nxehta, sidomos në fundjavë. Të mërkurën parashihet mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara, pritet