Zhytja në det, mjeku tregon rreziqet e hedhjes me kokë

 

 

Frekuentimi i plazheve dhe pishinave për disa nuk shijohet pa zhytjet dhe hedhjet me kokë nga trampolinat apo lartësitë e ndryshme në det të hapur. Por këto sjellje janë të rrezikshme pasi dëmtimet mund të jenë  nga të lehta e deri fatale.


“Nuk duhet të praktikohen sepse hedhja me kokë ka ato risqet që tek traumat e kokës por dhe tek traumat e qafës, pra të kolonës cervikale që mund të jenë me pasoja të parikuperueshme. Që nga humbja e jetës tek tetraplegjia, paralizimi nga qafa e poshtë”, thotë Ilir Hasmuça mjek ortoped në Spitalin e Traumës.

Mjeku rrëfen se me nisjen e verës, traumat të tilla por edhe nga sportet ujore, shtohen. Moshat janë kryesisht të rinj apo adoleshentë, ndaj ai ka një apel.

“Për një moment euforie, një moment adrenaline, një moment aventure mund të ndryshojë gjithë avenirin e jetës tënde, duke përjashtuar humbjen e jetës sepse çdo rast pa humbje jete por me dëmtime të cilat nesër kanë pasoja, qoftë fizike qoftë mendore duhet ta mendosh se nuk do jesh si më përpara”, apelon mjeku.

Në rastet e aksidenteve të tilla, mjekët rekomandojnë që të bëhet kujdes me lëvizjen e pacientit pas nxjerrjes nga uji, dhe kërkimin e ndihmës profesionale të urgjencës.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…