Sot mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave, “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”

 

 

Sot (e shtunë) do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në dy autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”, për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se garat e vlefshme për Kampionatin e Kosovës do të bëjnë që përkohësisht të ndalohet qarkullimi në këto segmente të autostradave:

Më 21 qershor – nga ora 09:00-16:00 në ditën e dytë të garës do të mbyllet përkohësisht autostrada “Arbën Xhaferi” nga hyrje/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë, si dhe autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin – Malishevë-Duhël dhe anasjelltas./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…