by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka mbajtur paradën e përvitshme në rrugët e “Mollës së Madhe” duke veshur me ngjyrat kuq e zi një nga zonat më në zë të këtij qyteti.
Mijëra shqiptarë, të vegjël e të mëdhenj, me tupanë e cyrle marshuan përgjatë Central Park në West Manhattan, duke sjellë për të disa orë një shije shqiptare në qendrën e Amerikës.
Edhe këtë vit parada u organizua nga “Albanian Roots”, me të përhershmin Marko Kepi që mbajti dhe fjalën përshëndetëse.
Përpara paradës, kreu i bashkisë së Nju Jorkut organizoi një pritje për komunitetin shqiptar në banesën e tij.
Të Dielen në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me rritje të lehta të temperaturave. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët dhe po ashtu edhe mbrëmja, ndërsa dita e nxehtë dhe me temperatura nga 26 deri në 29 gradë Celsius. Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të
Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në qytetin e Prizrenit, në bashkëpunim mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore të Prizrenit. Operacioni përfshin kontrollin e qytetarëve dhe lokaleve në disa prej lagjeve kryesore të qytetit. Në këtë aksion, janë të angazhuar rreth 100 zyrtarë policorë. Deri më tani nuk është konfirmuar
Botërori i Klubeve në SHBA po tregon se aktiviteti më i rëndësishëm i vitit të ardhshëm, Kupa e Botës, duhet të përgatitet të përballet me disa vështirësi që nuk ndesheshin prej kohësh. Shkak janë bërë kushtet atmosferike që kanë sjellë ndërprerje të vazhdueshme të disa ndeshjeve, apo edhe situata të pazakonta si e
Ushtria izraelite deklaron se kreu sulme ndaj disa objektivave ushtarake iraniane në një sërë vendndodhjesh në të gjithë vendin të shtunën. Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se kishin goditur objektet e magazinimit të dronëve dhe një strukturë armësh në zonën e Bandar Abbas, në Iranin jugperëndimor. Forcat Ajrore Izraelite goditën gjithashtu tre avionë