• Fri. Nov 21st, 2025

Parashikimi i motit: Ja si pritet të jetë nesër dhe ditët në vijim

Jun 21, 2025

 

 

Të Dielen në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me rritje të lehta të temperaturave. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët dhe po ashtu edhe mbrëmja, ndërsa dita e nxehtë dhe me temperatura nga 26 deri në 29 gradë Celsius.


Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e diela pritet të jetë një ditë stabile dhe me diell, por jo shumë e nxehtë, edhe pse priten temperatura verore, por pa ndonjë nxehtësi të madhe.

Normalisht në zonat urbane do të ndjehet nxehtësia për shkak të betonizimit masiv.

Nga e Hëna (edhe në Kosovë) fillon vala e vërtetë e nxehtësisë tropikale, me depërtim të masave mjaft të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika veriore, temperaturat pritet të kalojnë mbi 30 gradë Celsius. Do të jetë nxehtë e më nxehtë nga dita në ditë.

Mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë shfaqen pasditen apo mbrëmjen e së mërkurës, por sipas ecurive aktuale ato do të shfaqen vetëm në disa vise kodrinore-malore dhe të shpresojmë për ndonjë ndryshim sadopak.