“Njerëzit do vdesin si mizat”- Paralajmërohen qindra vdekje nga i nxehti në këtë shtet evropian

 

 

Autoritetet britanike japin alarmin, duke thënë se me qindra njerëz mund të vdesin nga vala e të nxehtit që po “përvëlon” Anglinë dhe Uellsin.

Një nivel i tillë jetësh të humbura sipas tyre nuk do të ndodhte pa ngrohjen globale të shkaktuar nga njeriu, me temperaturat e rritura me 2-4 gradë Celsius nga ndotja nga lëndët djegëse fosile. Këto vdekje të parakohshme parashikohen në të dy rajonet, por normat më të larta të vdekshmërisë priten në Londër.

Shumica e vdekjeve apo 85%, sipas mediave britanike, parashikohet të jenë persona të moshaës mbi 65 vjeç, të cilët konsiderohen edhe më të cënueshëm prej nxehtësisë ekstreme. Më të rrezikuarit janë ata që banojnë në qytet. Valët e të nxehtit gjatë stinës së verës kanë marrë nga 2020-ta deri në 2024-tën më shumë se 10,000 jetë njerëzish, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar.

Kritikët i përshkruajnë si të pamjaftueshme përgatitjet e qeverisë për të mbrojtur njerëzit nga ndikimet në rritje të krizës klimatike. “Valët e nxehtësisë janë vrasëse të heshtura – njerëzit që humbasin jetën në to zakonisht kanë probleme shëndetësore para-ekzistuese dhe jo gjithmonë, listohet nxehtësia si shkak  kontribues i vdekjes”, thanë ekspertë nga Imperial College London, që thonë se analiza e tyre në kohë reale zbulon numrin e fshehur të valëve të nxehtësisë. Ne duam që në këtë mënyrë të kontribuojmë në dhënien e alarmit”, shprehen ata.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…