Macron: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore

 

 

Presidenti francez Emmanuel Macron ka dhënë një deklaratë pas një bisede telefonike me presidentin iranian Masoud Pezeshkian.

Në një postim në rrjetin social X, Macron tha se ka rënë dakord për përshpejtimin e negociatave mes fuqive evropiane dhe Iranit në lidhje me programin bërthamor të këtij të fundit.

Po e them qartë: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore dhe i takon vetë Iranit të japë çdo garanci se synimet e tij janë paqësore,” shkroi Macron.

Ai shtoi se është i bindur që ekziston një rrugëdalje nga lufta dhe mënyra për të shmangur rreziqe më të mëdha.

Për këtë qëllim, theksoi presidenti francez, Franca dhe partnerët evropianë do të përshpejtojnë negociatat me Iranin./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…