by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

KESCO ka njoftuar opinionin publik se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar, pai njësia A3 është duke prodhuar rreth 110 megavatë sot.
Ata thonë se konsumi i përgjithshëm ka shënuar rritje gjatë ditëve të fundit, kryesisht për shkak të përdorimit më të madh të kondicionerëve.
Njoftim për Furnizimin me Energji Elektrike
KESCO njofton publikun se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar. Njësia A3 është duke prodhuar rreth 110 megavatë sot, ndërsa pjesa tjetër e kërkesës do të mbulohet përmes importit të energjisë.
Në të njëjtën kohë, konsumi i përgjithshëm ka shënuar rritje gjatë ditëve të fundit, kryesisht për shkak të përdorimit më të madh të kondicionerëve si pasojë e temperaturave të larta.
Për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje, KESCO ka siguruar importet e nevojshme nga tregjet ndërkombëtare dhe po vazhdon të punojë intensivisht për të përmbushur nevojat në rritje për energji.
I bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të ndihmojnë në kursimin e energjisë, veçanërisht përmes përdorimit më efikas të pajisjeve për ftohje. Çdo kilovat-orë i kursyer ndihmon në lehtësimin e ngarkesës në sistem dhe ul koston e përgjithshme të energjisë — duke përfituar të gjithë nga kjo.
KESCO falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Donald Trump ka postuar në rrjete sociale së fundmi duke e quajtur ditën e sotme një “ditë të madhe në Shtëpinë e Bardhë”. “Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë udhëheqës evropianë këtu në të njëjtën kohë”, shkroi ai në Truth Social. “Një nder i madh për Amerikën!!!! Le të shohim se cilat do
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se që nga paslufta si ky vit asnjë tjetër s’është pritur me kaq shumë sfida e me pikëpyetje të shumta. Jasharaj thotë se edhe ky vit do të nis me mungesën e teksteve shkollore dhe se procesi i tërheqjes së parave dhe blerjes së teksteve do
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të komunës së Prizrenit, e që sipas prokurorisë dëmi që kanë shkaktuar është afër 16 milionë euro, raporton KFVA. Prokuroria thotë se dëmi i shkaktuar në këtë shumë milionëshe ka të bëjë trashëgimikulturore. Njëri nga ta ka reaguar në Facebook duke akuzuar ministrin aktual
Gjykata Kushtetuese nuk ka përmendur ndonjë pasojë për deputetët e Kuvendit të Kosovës për shkak të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues 30-ditor të dhënë në një aktgjykim të 26 qershorit. Rrjedhimisht, nuk dihen pasojat as në rast se edhe ky aktgjykim nuk zbatohet. Ajo ka përmendur një opinion të Komisionit të Venecias