Irani kërcënon: Përfshirja e SHBA’së në konfliktin e Izraelit do të ishte “shumë e rrezikshme për të gjithë”

 

 

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë se vendi i tij nuk mund të negociojë me SHBA-në teksa bombardimet izraelite vazhdojnë, duke paralajmëruar se nëse SHBA-të do të përfshiheshin në luftë, kjo do të ishte “shumë e rrezikshme për të gjithë”.

“Është e qartë se nuk mund të shkoj në negociata me Shtetet e Bashkuara kur populli ynë është nën bombardime, nën mbështetjen e Shteteve të Bashkuara”, u tha Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi gazetarëve në Stamboll, ku ministrat e jashtëm nga vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) u takuan të shtunën, raporton CNN.

Ai vazhdoi të bënte thirrje që “agresioni” të merrte fund “në mënyrë që ne të kthehemi në diplomaci”.

Udhëtimi shënon një raund tjetër diplomacie për Araghchi, i cili mori pjesë në bisedime me fuqitë evropiane në Zvicër të premten., transmeton Kosovo Free Voice Agency.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…