by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka bërë një huqje të rëndë publike duke keqinterpretuar Nenit 215 të Kodit Penal të Kosovës, i cili lidhet me cenimin e fshehtësisë së votimit në zgjedhje apo referendume, jo në votimet e Kuvendit të Kosovës, raporton KFVA.
Në një status në Facebook, Basha i referohet këtij neni për të sugjeruar se deputetët e LDK-së mund të përfundojnë në burg nëse kryetari i tyre ua ka kërkuar të fotografojnë votën.
Kjo është një keqkuptim elementar ligjor, pasi votimi në Kuvend nuk është i mbrojtur me fshehtësi kushtetuese, por është pjesë e procedurave të rregullta parlamentare, shpesh të hapura e të dokumentuara.
Ligji që ai citon vlen për votimet e qytetarëve në zgjedhje të përgjithshme – jo për deputetët që votojnë në një institucion kushtetues.
Ky është një rast klasik i një përfaqësuesi politik që citon ligjin për propagandë, jo për drejtësi. Dhe më keq, i jep vetes të drejtën të bëjë interpretim penal pa asnjë logjikë juridike.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve. Sipas Ramës, 10 nga autorët janë arrestuar, kurse katër të tjerë janë proceduar penalisht. “Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke
Prishtinë – Në një kohë kur politika shpesh perceptohet si skenë e lodhur nga fytyrat e njëjta dhe premtimet e harruara, një emër i ri po ngjall shpresë dhe entuziazëm të vërtetë në kryeqytet: Pelloponeza Jakupi, mbesa e gazetarit të mirënjohur dhe të guximshëm Jusuf Ferizi, po hyn fuqishëm në garën për Asamblenë
Donald Trump dhe Vladimir Putin do të takohen të premten në bazën e largët Elmendorf-Richardson, një instalim ushtarak amerikan në Anchorage, Alaskë. Elmendorf-Richardson kombinon bazën Elmendorf të Forcave Ajrore dhe Fort Richardson të Ushtrisë Amerikane, transmeton KFVA. Është baza më e madhe ushtarake e Alaskës dhe është shtëpia e më shumë se 32,000
Nënkryetari i Bashkisë së Delvinës, Filip Xuxi ka përfunduar në spital këtë të mërkurë, më 13 gusht, pas përballjes së tij me zjarret që kanë përfshirë zonën. Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjet, nënkryetari i bashkisë shihet i ulur në një karrige në rrota ndërsa po e transportojnë për në spitalin e